Në kuadrin e programit të lektoriumeve « Shoqëria e hapur », Universiteti « Barleti » ftoi zotin Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Takimi u organizua në formën e një bashkëbisedimi të zotit Rama me studentët e UB-së mbi tema të ndryshme si p.sh. e ardhmja e të rinjve të sotëm, angazhimi i tyre civil dhe politik në mënyrë që politika të jetë një mjet në duart e qytetarit, politikat e zhvillimit të kryeqytetit, etj. Ky bashkëbisedim vjen si një paraprirës i Konferencës politiko-ekonomike që UB organizon më datë 22 Maj « Politika aktive për qytetarin », duke plotësuar kolanën e aktivititeteve të UB rreth temave kryesore në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, atë ekonomi, social dhe politik.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët e UB-së Rama u shpreh se politika duhet të jetë një mjet në duart e qytetarëve por për të bërë të mundur këtë vetëdije të PSSH duhet që vetë qytetarët të mos jenë indiferentë. Kjo në mënyrë që ata që zgjidhen përmes votës të jenë të vetëdijshëm për mandatin e marrë. Duke bashkëbiseduar me studentët e këtij Universiteti për rëndësinë e angazhimit në politikë Rama u bëri thirrje për të mos qëndruar indiferentë apo refuzues përballë politi kës,sepse në të kundërt nuk do të kemi rezultatet e kërkuara dhe që i presim prej 17 vjetësh:
«Cfarë i shtyn ata qindra mijëra të rinj e të reja, që pa asnjë pagesë, pa patur asnjë njohje personale me Obamën apo Klinton, apo me këdo qoftë, të bëhen bashkë? Ata i shtyn nga njëra anë kjo vetëdije, që sa më shumë të jemi, aq më shumë mund të ndikojmë që të fitojë ai ose ajo që është më pranë asaj që mendojmë. Nga ana tjetër,sa më shumë të jemi, ai ose ajo që do të fitojë të na ketë parasysh, sepse jemi ne forca.»
Duke iu përgjigjur interesit të pjesëmarrësve në këtë debat, Edi Rama theksoi se Europa është një realitet që duhet dhe do ta ndërtojmë në vendin tonë:"Kjo është një tjetër çështje ku kam një përqasje ndryshe, sepse sipas meje, problemi nuk është burokratik, procedura, negociata. Problemi është jetik, d.m.th si ta ndërtojmë Europën në Shqipëri?! Kjo është Europa, si të kemi spitalet, shkollat, çerdhet, kopshtet, shërbimet, si në Europë?! Pa dyshim, duke qenë pjesë e strukturave evropiane. Nëse do të kishim patur fuqinë për të menduar dhe për të vepruar në funksion të një ekuilibri mes kërkesës së papërmbajtur individuale dhe forcës vetëpërmbajtëse të shtetit.
Kjo nuk ndodhi! Ekuilibrat u prishën dhe shumë nga gjërat që kemi patur, nuk i kemi. Çfarë do të thotë të shkosh në Europë? Do të thotë që tNULLi japësh mundësi njerëzve që jetojnë këtu, që të ndihen pjesë e Europës në të gjitha kuptimet. Do të thotë të ndërtosh Europën në shtëpinë tënde..»