Në kuadër të Projektit SPECIAL, u mbajt në Korçë, më datë 24-25 tetor 2019, takimi ndërmjet Universitetit të Elbasanit dhe Universitetit të Korçës. Gjatë këtij takimi u evidentua:
• Aksesibiliteti dhe problematika që lidhen me të.
• Nevojat specifike që kanë fëmijët të cilët kanë probleme me shikimin si dhe nevojat specifike që kanë fëmijët, të cilët nuk shohin (verbëria)
• Nevojat specifike që kanë fëmijët, të cilët kanë probleme me dëgjimin si dhe nevojat specifike që kanë fëmijët, të cilët nuk dëgjojnë (shurdhëria)
Përfituesit kryesorë të këtij trajnimi, studentët e 6 Universiteteve të vendit e njëkohësisht mësues të ardhshëm, u njohën me problematikat kryesore të këtyre fëmijëve.
Pedagogët, sipas grupimeve të dakordësuara që më parë, realizuan prezantimet e tyre në PPt dhe përmes aktiviteteve të ndryshme për tematikat që lidheshin me aksesibilitetin, dëmtimet pamore dhe ato dëgjimore.
Çdo grup studentësh, si përfaqësues të Universiteteve përkatëse, veç pjesëmarrjes, aktivizimit dhe interesit të lartë gjatë prezantimeve të pedagogëve, paraqiti përvojën e vet duke mundësuar jo vetëm realizimin me cilësi të këtij aktiviteti kualifikues/trajnues por edhe arritjen e një sërë objektivash e synimesh “dytësore” të projektit si:
• Integrimin e tyre me përfaqësuesit e Universiteteve të tjera përmes pjesëmarrjes në trajnim, diskutimeve, ballafaqimeve, sjelljes së përvojave për tematikat e trajtuara.
• Socializmin mes studenteve si përfaqësues të Universiteteve dhe si mësues të ardhshëm në arsimin para universitar.
• Sensibilizimi, inkurajimi dhe rritja e ndjenjës së përgjegjësisë për njohjen dhe trajtimet e rasteve specifike. etj.
SPECIAL Project, ju mirëpret në aktivitetin e rradhës, në Shkodër.