Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore” ofrohet me kohë të plotë dhe kohëzgjatja është dy vite akademike.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore" (PDF)
Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në programin “Master i Shkencave” në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore” kanë mundësi punësimi në:
Aplikimi për në Universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë “Master i Shkencave” në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore”, bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master i Shkencave në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore” në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi.
Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore” është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore” është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.