Programi i Studimit Master Profesional “Infermieri në Familje dhe Komunitet” ofrohet siprogram i ciklit të dytë të studimeveo me kohë të plotë dhe kohëzgjatja është një vit akademik.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Infermieri në familje dhe komunitet" (PDF)
Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në programin Master Profesional “Infermieri në Familje dhe Komunitet” kanë mundësi punësimi në:
Në kuadër të bashkëpunimit me OSA/ HC Training, studentët do të kenë mundësi që një pjesë të praktikave t’i zhvillojnë në Itali, duke krijuar dhe mundësi punësimi në këtë treg.
Aplikimi për në Universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional “Infermieri në Familje dhe Komunitet” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master Profesional “Infermieri në Familje dhe Komunitet” në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi.
Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master Profesional “Infermieri në Familje dhe Komunitet” është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Menaxhim, financim dhe politika shëndetësore” është 2 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.