Alumni Mustafa Llani rikthehet në Barlet për të promovuar librin e tij " E drejta kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale", si dhe për të treguar rrugëtimin e tij në karrierë pas përfundimit të studimeve.
Në vazhdën e aktiviteteve, ku bëhen bashkë alumnai, studentë dhe të rinjë që kanë nevojë për orientim dhe këshillim karriere, Mustafa Llani tregoi se si rrugëtimi në Barlet e kishte ndihmuar të ketë një rrugë të suksesshme drejt karrierës tij.
Libri i tij "E drejta kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale" parashikon ekzaminimin e përgjithshëm e të detajuar të së drejtës kibernetike dhe AI, ofron një panoramë të qartë të kuadrit ligjor të brendshëm dhe atij internacional.