Universiteti Barleti organizoi takimin hapës të projektit “Improving Household Hazardous Waste Management System Through Development of a Web Application and Education for Youth Change Behavior”.
UniBA është fitues i këtij projekti të financuar në kuadër të Sub-Grant scheme: “Financial Support to Third Parties: Innovation Grants for Municipal Waste Management”, pjesë e programit “Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management – Yerevan, Warsaw, Tirana” në partneritet me Bashkinë Tiranë https://www.hazardouswm.eu/
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, specialistë të Sektorit të Menaxhimit të Mjedisit dhe Ekonomisë Qarkulluese, ekspertë të politikave mjedisore, staf akademik dhe studentë.
Gjatë aktivitetit Koordinatori i projektit, PhD. Gazmend Zeneli prezantoi “Need Assessment” (Vlerësimi i Nevojave), aktivitetet e projektit dhe konceptin e produktit final - aplikacion për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme shtëpiake, ndërsa Ph.D. Kejda Nuhu prezantoi idenë e “Tirana School Laboratory Rehabilitation (Lab Rehab)”, pjesë e këtij projeki.
Aktorët e pranishëm u ftuan të jepnin sugjerimet e tyre në shërbim të një ndërgjegjësimi më të mirë për përdorimin e aplikacionit që do krijohet brenda muajit Mars 2024.