Misioni dhe Strategjia e Senatit

Per te realizuar misionin dhe objektivat e veta, si organ këshillimor i rektorit, Senati ka këto kompetenca:

  • miraton përfundimisht planet dhe programet mësimore dhe ato kërkimore të fakulteteve;
  • i bën kërkesë Këshillit të Akreditimit për vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe akreditimin e programeve të studimit, akreditimin institucional etj.;
  • përcakton normat vjetore të ngarkesës mësimore shkencore për personelin akademik;
  • miraton rregulloren e Universitetit;
  • vlerëson veprimtarinë mësimore kërkimore të personelit akademik të institucionit në bazë të deklaratave të tyre për qëllimet, arritjet dhe objektivat;
  • vlerëson dhe miraton rregulloret mësimore të programeve të studimit;
  • kryen detyra të tjera, të përcaktuara në rregulloren e institucionit.
Si organ këshillimor i Rektorit, Senati:
  • propozon dhënien e çmimeve të veçanta, të titujve dhe nderimeve të tjera të UMB-së;
  • propozon rregulla dhe kritere për organizimin e programeve të studimit të të gjitha cikleve;
  • propozon kriteret për sigurimin e cilësisë dhe standardeve në UMB;
  • ka edhe detyra të tjera, të përcaktuara në ketë statut dhe në rregulloren e institucionit.
Nëpërmjet Rektorit, Senati i propozon Bordit:
  • objektiva, politika dhe veprime që u shërbejnë interesave të komunitetit dhe të UMB-së;
  • krijimin, shkrirjen ose ndryshimin e një hallke, të një shërbimi ose të një njësie mësimore-kërkimore;
  • politika konkrete të mësimdhënies dhe rekrutimit të personelit akademik, programe jashtë-mësimore të kërkimit, botime mësimore-shkencore, trajnime të ndryshme, kritere të dhënies së grandeve apo bursave të veçanta (brenda buxhetit të miratuar) etj.;
  • ndryshime ose amendamente në statutin e Universitetit.