Mbledhjet e senatit

Senati: 11.05.2016

Sot në datën 11 maj 2016, me thirrjen e Kryetarit u zhvillua mbledhja e radhës e Senatit të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” lidhur me këto çështje:
1. Për ri-miratimin e modelit të ri të diplomës së përfundimit të studimeve në Programin e Studimit Master Shkencor në Sociologji Zhvillimi Komunitar.
2. Për riorganizimin e përbërjes së Këshillit të Etikës.
3. Për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës së huaj mbi bazën e testeve ndërkombëtare. Gjatë mbledhjes u hodhën ne vote propozimet dhe u miratuan me unanimitet.

Senati: 2.03.2016

Mbledhja e radhës e Senatit të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” u zhvillua ditën e mërkurë, datë 02.03.2016 dhe kishte teme diskutimi:
1. Detyrat imediate lidhur me përshtatjen sipas ligjit të ri të arsimit të lartë.
2. Propozim për ndryshime të strukturës për transformimin në “Universitet”.
3. Ratifikim i disa vendimeve të Rektorit.
Të gjithë anëtaret u njohën me materialet në ndihmë te mbledhjes për të përcjellë sugjerimet dhe diskutime gjatë mbledhjes.

Senati: 7.12.2015

Ditën e hënë, datë 7 dhjetor, u zhvillua mbledhja e radhës e Senatiti të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” e cila temë diskutimi ishte mbi platformën orientuese për përgatitjen të provimeve të formimit në nivel Bachelor në UMB. Rektori kishte përgatitur material përcjellës për të gjithë anëtaret e Senatit duke shpjeguar që në planet mësimore tashme do të parashikohet veprimtaria përfundimtare, sipas rastit, punim diplome apo provim formim.
Rektori i kërkoj Senatit të UMB-së, të miratoje propozimin që kjo situatë të ndryshojë dhe të kalohet në provim formim për pjesën me të madhe në bazë të Udhëzime Nr. 15, datë 4.04.2018, kreu VIII, pika 4, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Gjatë takimit pati diskutime , sugjerime dhe plotësime për marrjen e një vendimi të përshtatshëm për realizmin e qëllimit.
Në fund u miratua unanimisht Vendimi i Senatit për organizimin e provimeve në fund të programit Bachelor.

Senati: 04.11.2015

Mledhja e radhës u mbajt me datë 4 nëntor, 2015 me thirrjen e Kryetarit lidhur me këto çështje:
1. Miratim i propozimit për mbylljen e dy profileve të Programit të Studimit “Studime Evropiane”.
2. Miratim i planit mësimor të rishikuar për dy profile të Programit “Studime Evropiane”
3. Shqyrtim propozimi për marrje vendimi për titull “Doktor Honoris Causa”
4. Projektin e Marrëveshjes se Bashkëpunimit me Seconda Universita di Napoli (Itali)
Pjesëtareve e Senatit ju shpërndanë materialet përkatëse të sipërcituara në rendin e ditës.
Në përfundim të bisedimeve kryetari i Senatit hodhi në votë propozimet të cilat u miratuan me unanimitet nga të gjithë anëtaret e Senatit.

Senati: 27.10.2015

Ditën e martë, me datë.
27 tetor u mblodh Senati i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” për të shqyrtuar disa çështje operative lidhur me programet Master në UMB. Rektori në këtë mbledhje kërkoj anëtareve të Senatit të miratonin ndryshimet në organizmin e mësimdhënies së programeve Master në UMB dhe në vijim te këtij organizmi për të gjithë programet e tilla në vijim.

Senati: 18.09.2015

Me datë 18 shtator u zhvillua mbledhja e radhës e Senatit me rend dite:
1. Miratim i planit të ndryshuar mësimor të Programit të Studimit Edukim Fizik dhe Sporte.
2. Gjendja e kuorumit të anëtarëve të Senatit dhe plotësimet nevojshme.
Gjatë takimit Rektorit paraqiti disa ndryshime për synimin e përmirësimin e cilësisë së formimit të studenteve të programit Edukim Fizik dhe Sporte, dhe pas procesi të gjatë diskutimi u propozuan disa ndryshime në planin mësimor të këtij programi.

Senati 9.07.2015

Ditën e enjte, datë 9 korrik, 2015 u mblodh Senati i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” për miratimin e Rregullores Akademike dhe rregulloreve të fakulteteve. Të gjithë anëtaret e Senatit nuk kishin kundërshtime për dy rregulloret dhe i miratuan unanimisht.

Senati: 23.02.2015

Ditën e hënë, datë 23 shkurt, 2015u zhvillua mbledhja e radhës e Senatit të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” për miratim propozimi për hapje programesh të reja studimi. Në këtë seancë u paraqiten propozime dhe bashkëpunime për krijimin e formimit Master në fushën e të drejtave të njeriut, një qasje e re ndërdisiplinore për studimet të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Senati 22.09.2014

Me datë 22 shtator, 2014. Senati i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” së bashku me gjithë anëtaret e Senatit miratuan Këshillin e Etikës.

Senati: 02.09.2014

Me datë 2 shtator, 2014 me thirrjen e kryetarit Prof. Dr. Marenglen Spiro u zhvillua mbledhja e Senatit të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” lidhur me masat që duhen marrë për zbatimin e Udhëzimit Nr. 25, datë 11.08.2014 “Për procedurat që duhen marrë për zbatimin e procesit të transferimit të studenteve nga institucionet e Arsimit të Larte të cilëve iu është hequr licenca”. Rektori i UMB –së beri një prezantim të qartë e të detajuar lidhur me procesin e transferimit. Gjithashtu në fjalën e tij sqaroi dhe mënyrën e përcaktimit të numrit maksimal të studenteve në çdo program. Pati diskutime midis anëtarëve të Senatit dhe në përfundim të bisedimeve kryetari i Senatit hodhi në votë propozimet të cilat u miratuan me unanimitet:
1- Ngritja e komisioneve të vlerësimit, njohjes dhe ekuivalentimit
2- Sistemi i pikëzimit
3- Numri maksimal i studenteve që mund të pranohen në çdo program.

Senati: 31.07.2014

Me datë 31 korrik u zhvillua mbledhja e radhës së Senatit në lidhje me Miratim i strukturës së re institucionale dhe të dokumenteve përkatëse të cilat ishin:
1. Statuti SHLUJ “Universiteti Marin Barelti” :
2. Rregullorja Akademike:
3. Rregullorja e Studimeve të Ciklit të Dytë:
4. Rregullorja e Transferimeve. :
Materialet u shpërndan të gjithë anëtarëve te Senatit për diskutim dhe miratim.

Senati: 21.04.2014

Ditën e hënë, datë 21 prill 2014, në mbledhjen e Rektoratit u diskutua aktiviteti kërkimor shkencor për vitin 2013 në UMB që kishte të bënte me ngritjen e cilësisë së orëve mësimore të tyre dhe në aplikim e dijeve universitare në projekte në lidhje ngushtë me komunitetin, administratën dhe biznesin. Të gjithë anëtaret e Senatit u pajisen me materialet përkatëse të mbledhjes.

Senati: 25.03.2014

Me datë 25 mars u zhvillua mbledhja e radhës e Senatit në lidhje me ndërtimin strukturave operacionale të institucionit SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në shërbim të kryerjes sa me mirë të detyrave të tij për arritjen e synimeve e qëllimeve të miratuara në formën që pason, duke ruajtur emërtimet e miratuara nga Mas me Vendim Nr. 309, datë 27.07.2016 dhe dokumentacionin themelor në shërbim të studenteve.

Mbledhja e datës 31 korrik 2014

Mbledhja e radhës e Senatit të Universitetit Marin Barleti, u zhvillua në datën 31 korrik 2014. Në këtë takim si temë kryesore diskutimi ishte propozimin pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të ristrukturimit të njësive kryesore dhe atyre bazë në UMB si dhe dokumentacionit përkatës

Rektori i Universitetit, paraqiti në mënyrë të përmbledhur një material në të cilin tregohej qartë struktura e re e miratuar për propozim së bashku me dokumentacionin shoqërues, duke specifikuar per secilin rast ndryshimet të cilave propozohej tu nënshtroheshin struktura si dhe Statuti e rregulloret përkatëse. Në fund të fjalës së tij Rektori Prof. Marenglen Spiro ftoi senatin të miratonte ndryshimet e propozuara.

Gjatë diskutimit senati propozoi disa ndryhime lidhur me dokumentacionin dhe njëzëri u theksua se departamentet e përmbushnin kushtin e kërkuar nga ministrua sa i përket numrit të pedagogëve.

Në mbyllje senati vendosi miratimin e dy struktrave të reja dhe të ndryshimeve në dokumentacionin përkatës duke i lënë vendin propozimit pranë Ministrisë për miratimin e këtij ndryshimi.

Mbledhja e Senatit e muajit Prill 2014

Mbledhja e rradhës e Senatit të Universitetit Marin Barleti, u zhvillua në datën 21 prill 2014. Temë kryesore e diskutimeve ishte aktiviteti kërkimor për prodhimin e dijeve universitare.

Kryetari i Senatit, Rektor i Universitetit, Profesori Marenglen Spiro, paraqiti në mënyrë të përmbledhur karakteristikat që ka patur veprimtaria kërkimore në UMB gjatë vitit 2013. Me këtë rast Senati rekomandoi departamentet e UMB të organizojnë punën për referime, të paktën një herë në vit, nga ana e doktorantëve për ecuritë e realizimit të punëve të tyre të doktoraturës

Një tjetër çështje që Senati mori në shqyrtim ishte ajo e projekteve. Në fillim u diskutua lidhur me përgatitjen e projekt-propozimeve të reja e më pas mbi projektet në vazhdim ose të përfunduara vitin e kaluar si dhe u vendos theksi në nevojën e partneriteteve për projekte të reja.

Pas diskutimeve mbi temat e trajtuara, Senati si pikë të fundit trajtoi edhe impenjimin e grupeve studimore e kërkimore në njësitë përkatëse, me tema të caktuara, të lidhura me problematikat e vendit ose në bashkëpunim me homologë të huaj.

I fundit »      Para »