Mbledhjet e rektoratit

Mbledhja e Rektoratit të datës 21 Mars, 2016

Ditën e hënë, datë 21 mars, Rektorati i zgjeruar i UMB-së organizoi një takim konsultativ lidhur me disa detyra themelore organizative – akademike të nevojshme për të përgatitur bazën mbështetëse të aktivimeve përkatëse për ri-akreditimin institucional nga kompania britanike (Quality Assurance Agency).
Në këtë seancë u paraqiten kriteret e plotësimit të standardeve të cilësisë në institucionin e arsimit të lartë për të ndihmuar për realizimin me sukses të procesit të akreditimit institucional të UMB-së në vitin në vijim.

Mbledhja e Rektoratit të datës 22 Shkurt, 2016

Më datë 22 shkurt, Rektori i zgjeruar i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, informon anëtarët e Rektoratit për të miratuar skemën lidhur me ristrukturimin e UMB-së” për plotësime.

Mbledhja e Rektoratit të datës Maj, 2016

Në maj 2016 Rektori i zgjeruar bën me dije aktivitet studimore e kërkimore të personelit akademik e kërkimor të institucionit. Ky aktivitet lidhet me temat studimore të personelit, procesin e mbrojtjes së doktoraturave nga të rinjtë e angazhuar në këtë proces, tema studimore të aplikuar në projekte të ndryshme.

Mbledhja e Rektoratit të datës 28 Korrik, 2015

Gjatë mbledhjes me datë 25 korrik Rektorati i zgjeruar pjesë e rendit të ditës ishin diskutime mbi dokumentacionet themelore akademike të institucionit që kishin të bënin me kompozimin e Senatit, kompozimin e këshillit të Fakulteteve, rregulloret e fakulteteve, departamenteve , rregulloret e programeve të studimit, syllabuset e lëndëve dhe planet mësimore. Secilit prej anëtareve të Rektoratit ju ndanë detyrat me udhëzimet përkatëse nga Rektori.

Mbledhja e Rektoratit të datës 16 Qershor, 2015

Rektorati i zgjeruar i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në zbatim të nenit Nr. 45 të Statutit të institucionit, u mblodh në datën 16.06.2016, nën kryesinë e Rektorit për të formuluar, propozimet e Rektoratit për emërimin nga Rektorati të titullarëve të njësive kryesore të përcaktuara rishtazi me Urdhërin Nr. 202 datë 25.05.2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sporti. Sipas përcaktimeve të Statut, anëtarët e Rektoratit pasi ishin njohur me të gjitha dosjet përkatëse të personalit (të brendshëm ose të jashtëm), të përshtatshëm sipas kritereve për këto poste, diskutuan dhe vlerësuan kandidaturat kryesore duke zgjedhur kandidaturat me të përshtatshme dhe që kishin kontribut drejtimi dhe organizimi akademik në institucion dhe që ishin të njohur me aktivitet e tyre mësimdhënie e kërkimore.

Mbledhja e Rektoratit të datës 18 Shtator, 2014

Me datë 18 shtator u zhvillua mbledhja e radhës së Rektoratit të zgjeruar ne lidhje me fazën përmbyllëse të ristrukturimit institucional dhe plotësimit të procesit të verifikimit të ligjshmërisë. Në fjalën hapëse Rektori Prof. Dr. Marenglen Spiro bëri një të “Memos” për procesin e realizimit të riorganizimit institucional ku evidentoi sugjerimet përkatëse që duhen plotësuar. Mbas diskutimeve dhe mendimeve për secilin anëtar mori përgjegjësitë për realizimin e detyrave nga institucioni.

Mbledhja e Rektoratit të datës 29 Korrik, 2014

Rektorati i zgjeruar i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” mbajti mbledhjen e saj me datë 29 korrik. Gjatë këtij takimi u pasqyrua tek anëtarët e Rektoratit struktura e departamenteve me korrigjimet përkatëse, programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor dhe programin e ciklit të dytë të studimeve Master.

Mbledhja e Rektoratit të datës 24 Korrik, 2014

Ditën e mërkurë, më 24 Korrik, gjatë mbledhjes së Rektoratit të zgjeruar të SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” u diskutua lidhur me hapin final të miratimit të strukturës së re dhe përcaktimin e drejtuesve të njësive operative akademike në UMB. Të gjithë anëtarët e Rektoratit patën sugjerime në interes të qëllimit me standardet e UMB-së.

Mbledhja e Rektoratit të datës 08 Korrik, 2014

Në datën 8 korrikut u zhvillua mbledhja e radhës e Rektoratit të zgjeruar në të cilën morën pjesë të gjithë anëtarët. Në këtë takim, temë kryesore e diskutimeve ishte raporti i Kontrollit të kryer prej Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve ne UMB. Duke i referuar këtij raporti anëtarët njëzëri lidhur me pikat të cilat ishin parashtruar në këtë raport si mangësitë e gjetura apo kundërshtimet e komentet të cilat rast pas rasti i duheshin bërë raportit.
Në fjalën hapëse Rektori Prof. Dr. Marenglen Spiro bëri një tablo të qartë të situatës lidhur me raportin e ardhur nga grupi i kontrollit të MAS.
Në fund të mbledhjes pas të gjithë diskutuan u vendos që drafti i paraqitur nga të gjithë anëtarët dhe i përmbledhur nga Rektori, pas ndryshimeve të dërgohej pranë Ministrisë Arsimit dhe Sportit.

Mbledhja e Rektoratit të datës 12 Maj, 2014

Në mbledhjen e datës 12 maj, Rektorati i zgjeruar diskutoi lidhur me procesin e zakonshëm të shqyrtimit të gjendjes së studenteve të viteve të treta, në kuadrin e shlyerjes së mangësive të prezencës së tyre në orët mësimore. Rektorati u njoh me “Memon” e përgatitur nga rektori i UMB-së dhe në fund u dhanë rekomandime dhe sugjerimet përkatëse.

Mbledhja e Rektoratit të datës 28 Prill, 2014

Gjate mbledhjen së 28 prillit në mbledhjen e Rektoratit të zgjeruar u diskutuan mbi përcaktimin e drejtuesve të njësive operative akademike, në bazë te Vendimit Nr. 1/14 të Senatit të UMB me synimin e organizimit sipas standardeve të përcaktuara të forcave akademike e kërkimore të institucionit.

Mbledhja e Rektoratit të datës 20 Mars, 2014

Me datë 20 mars u zhvillua mbledhja e radhës së Rektoratit të zgjeruar në kuadrin e fillimit të procesit të rikonsiderimit të akreditimit institucional duke realizuar disa veprimtari të nevojshme të cilat kishin të bënin më realizimin e dokumentacioneve të performncës së personelit dhe dokumentacionin operacional të departamenteve, paraqitjen dhe realizimin e projekteve të UMB, realizimin e marrëveshjeve suplementare të bashkëpunimit me institucionet e tjera, bashkëpunimi për nxitjen e Qendrës Vituale të Portalit Elektronik dhe në propozimin i Universitetit Arkansas USA.
”Në lidhje me kërkesë për takim pune në kuadër të riakreditimit insitutucional”. Gjatë mbledhjes pati diskutime të ndryshme në lidhje me çështjet e cituara.

Mbledhja e Rektorartit të datës 31 janar 2014

Në datën 31 janar 2014 u zhvillua mbledhja e radhës e Rektoratit të zgjeruar të Universitetit “Marin Barleti”. Në këtë takim, temë kryesore e diskutimeve ishte situata e mungesave të studentëve në orët mësimore, krahasuar me nivelet e detyruara të përcaktuara në Rregullore dhe në Statut.

Anëtarët e Rektoratit arritën në disa përfundime konkrete lidhur me masat që duhen marrë për të nxitur studentët që të mos humbasin mundësinë e hyrjes në provime.

Gjithashtu, duke iu referuar situatës së semestrit të parë, Rektorati vendosi disa prioritete për punën që duhet të kryejë stafi akademik gjatë semestrit të dytë, në mënyrë që të motivojnë studentët për të patur sa më pak mungesa pa arsye.

Mbledhja e Rektorartit të datës 25.01.2012

Ditën e mërkurë, dt 25.01.2012, u mbajt një takim i Rektoratit të zgjeruar lidhur me realizimet në punën kërkimore për periudhen qershor-dhjetor 2011. Mbledhja nisi me analizimin e punës kërkimore të kryer për këtë periudhë nga secili Fakultet.

Pasi vlerësoi punën e kryer nga departamentet lidhur me kërkimin, Rektori, njëkohësisht kryetar i Senatit kërkoi që në raportimet që do të vijojnë për punën kërkimore, të pasqyrohen edhe aktivitetet e doktorantëve gjatë procesit të ndjekjes së Doktoraturës.

Shumë diskutime pati edhe në lidhje me botimet universitare, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua Revistës Shkencore të UMB-së, "Gjeopolitika" dhe u vendos qe te zgjerohet stafi i përgatitjes së saj si edhe ristrukturimi i Bordit drejtues të saj. Gjatë mbledhjes u vlereësua marrëveshja e universitetit "Marin Barleti" me Universitetin "Clemson" të Karolinës së Jugut, për programin e Doktorëatës që ky i fundit do të ofrojë në UMB.

Per më shumë informacion klikoni në linkun me poshte:
DOKTORATE CLEMSON

Mbledhje rektorati IV për vitin 2011

Mbledhja e radhës e rektoratit të zgjeruar u mbajt në datën 21 shtator dhe u diskutua lidhur me caktimin e minorëve për vitin mësimor 2011-2012.

Mbledhja nisi me diskutime sa i takon modulit të gjuhës angleze dhe u vendos që si në sistemin e studimeve me kohë të plotë ashtu dhe në atë të sistemit part-time, të jenë dy grupe studimi: grupi i studentëve elementarë në njohuritë e gjuhës angleze dhe grupi i të avancuarve. Ndërsa kategoria e studentëve të cilët janë shumë të përgatitur në këtë gjuhë do të provohen vetëm në testimin përfundimtar pa qenë të detyruar të ndjekin lëndën.
I fundit »      Para »