Mbledhjet e Bordit

Mbledhja e datës 6.06.2016

Në datën 6 qershor 2012 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Universitetit "Marin Barleti" “Mbi gjendjen e Bibliotekës së SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe masat që duhen marrë për përmirësime të mëtejshme”. Bordi u informua në lidhje me infrastrukturën që bën pjesë biblioteka, gjendjen e sallave. Regjistrimi dhe evidentimi i librave, shërbimi i librit, mundësitë e shfrytëzimit të bibliotekave “on-line”, prurje të reja dhe në fund konkluzione për përmirësimin e mëtejshëm të bibliotekës.
Gjatë mbledhjes pati diskutime dhe sugjerime nga ana e Bordit duke konkluaduar që duhen marrë masa për pasurimin e zhvillimit të mëtejshëm të bibliotekës dhe mundësitë e zhvillimit të shfrytëzimit të bibliotekave

Mbledhja e datës 23.02.2016

Në mbledhjen e datës 23 shkurt, Bordi i SHLUJ “Universiteti "Marin Barleti" mori në shqyrtim:
• Buxhetin e parashikuar për veprimtarinë akademike 2015 – 2016.
• Shqyrtim i kandidaturave dhe vendimi për emërimin e Zv. Rektorit.
Bordi u njoh me raportin e përgatitur nga rektori i UMB-së dhe me disa materiale mbështetëse që kishin të bënin me situatën financiare dhe parashikimet e kryera nga Departamenti i Financës për vitin akademik 2015-2016 dhe vitin e ardhshëm akademik 2016-2017.
Në fund, Bordi dha rekomandimet dhe orientimet e tij lidhur me buxhetin e UMB-së.

Mbledhja e datës 14.12.2015

Bordi SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” mbajti mbledhjen e saj me datë 14 dhjetor, të kryesuar nga z. Rexhep Meidani, z. Fatos Beja, znj. Ardiana Gjonaj, z. Luan Omari dhe z. Edmond Spaho ku informuan në lidhje me raportin mbi fillimin e vitit akademik 2015-2016 dhe për masat për zhvillim me sukses të tij.
Gjithashtu Bordi u informua për mesataret e hyrjes në programet bachelor dhe master, skemën e organizmit të mësimdhënies në programet master në vit mësimor për 30 javë, programet e studimit në proces akreditimi 2015.

Mbledhja e datës 17.06.2015

Me datë 17 qershor, 2015 u zhvillua mbledhja e Bordit te SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” e cila rend dite kishte “Miratimin i Statutit të ri, pas riorganizimit me Urdhër Ministri. Fillimisht Bordi u njoh me strukturën e re të miratuar nga UMB që kërkoj për miratimin e modelit përfundimtar të Statuti mbi bazën e modelit tw statutit tw miratuar pas urdhrit të Ministres Nr. 202 datë 25.05.2015.
Bordi SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” u informua me strukturën e re dhe aprovoi ndryshimet përkatëse.

Mbledhja e datës Janar 2015

Në mbledhje e Janarit u morën nw shqyrtim dhe miratim i buxheti 2014 – 2015. Në vijim të prezantimit të buxhetit, u dhanë mjaft sugjerime dhe propozime, për mënyrën e shpërndarjes së fondeve në dispozicion, propozime që duhen mbajtur parasysh në hartimin e planit të ri të buxhetit për vitin akademik 2014-2015.
Në vazhdën e finalizimit të buxhetit te SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” aprovoi rekomandimet e ndryshme qw ishin bërë.

Mbledhja e datës 19.12.2014

Në datën 19.12.2014 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të “Universiteti Marin Barleti”, ku u diskutua gjerësisht ndryshimet e Statutit të institucionit me të gjitha ndryshimet e pasqyruara. Në vazhdimësi i diskua gjerësisht dhe miratimi i Statutit i përgatitur për skemën me 4 fakultete.
Në fund të takimit Bordi miratoi ndryshimet përkatëse te Statutit.

Mbledhja e dates 03.12.2014

Në datën 03.12.2014 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Universitetit “Marin Barleti”, në të cilën u diskutua mbi masat e marra nga rektorati dhe njësitë vartëse akademike të UMB-së për plotësimin e vërejtjeve të grupit të verifikimit të cilësisë të ngarkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në vazhdimësi u diskutua për skemën, përmbajtjen dhe argumentimet e ndryshimeve strukturore te propozuara për miratim.

Bordi vlerësoi impenjimin dhe seriozitetin e institucionit për të ecur drejt zhvillimeve të mëtejshme cilësore sipas udhëzimeve, e dha porosi suplementare për raste të veçanta dhe ra dakord me strukturën e re akademike duke shqyrtuar me kujdes plotësimin e standardeve të vendosura në Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

Mbledhja e Bordit të datës 4 mars 2014

Në datën 4 mars 2014 u zhvillua mbledhja e parë e Bordit për këtë vit kalendarik. Në këtë takim u diskutua mbi dy çështje kryesore: strukturën e kontigjenteve të reja të studentëve dhe buxhetin për vitin akademik 2013-2014.

Mbledhja nisi me një prezantim nga ana e Rektorit, Prof. Marenglen Spiros të një raporti të përgatitur prej tij lidhur me degët aktive dhe numrin e studentëve si dhe të dhëna të rëndësishme të grupeve të tyre shoqëruar me parashikimin e metodave përkatëse të mësimdhënies. Anëtarët e Bordit bënë sugjerimet e nevojshme.

Në këtë drejtim, u vlerësua shumë nga Bordi oferta e re e UMB-së, e kurseve të formimit profesional, të cilat janë në fazën e formimit të grupeve dhe për të gjithë ata që do t’i ndjekin do të shoqërohen edhe me numër kreditesh.

Duke u ndalur në pikën e dytë të rendit të ditës, anëtarët e Bordit diskutuan mbi zërat kryesore të buxhetit dhe bënë sugjerimet e tyre në raportet e shpenzimeve të zërave të ndryshme, me preokupimin për vendosjen e kuotave më të larta për kërkimin shkencor dhe literaturën bashkëkohore.

Mbledhja e Bordit Dhjetor 2013

Në datën 23.12.2013 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Universitetit “Marin Barleti”, në të cilën u morën në shqyrtim ecuria dhe rezultatet për vitin akademik 2012-2013, në sistemin Bachelor.

Bordi vlerësoi raportin e paraqitur i cili shtjellonte në mënyrë analitike dhe me komentet e nevojshme rezultatet, duke dhënë një pasqyrë të plotë të ecurisë së punës mësimore të vitit të kaluar akademik.

Me këtë rast, Bordi rekomandoi vijimin e punës së deritanishme me një thellim më të madh dhe kujdes më të veçantë për komunikimin me studentët që bëjnë mungesa apo mosparaqitje të zgjatura në institucion, si edhe me prindërit e tyre në mënyrë që ata të tërhiqen në shkollim.

Ai porositi gjithashtu personelin akademik të realizojë me vëmendje të dhënat për lëndë të veçanta, për të arritur konkluzionet e nevojshme për rritjen e mëtejshme të cilësisë së mësimdhënies dhe të aktivizimit të studentëve në proces.

Bordi porositi që sistemi akademik të bëjë një rishikim të gjendjes së teksteve që përdorin studentët duke siguruar që asnjë lëndë të mos mbetet pa tekst (krahas leksioneve të shkruara).

Më së fundi, në aspektin e nxitjes së studentëve për punë, ai porositi të merrën masa për evidentimin dhe bërjen shembull të studentëve të shkëlqyer.

Mbledhja e Bordit Qershor 2012

Në datën 22 Qershor 2012, Bordi i UMB-se zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, në të cilën dksutoi lidhur me kërkimin shkencor në institucion dhe kualifikimin e personelit akademik të tij.

Bordi vlerësoi me seriozitet dhe mjaft pozitivisht aktivitetin kërkimor në UMB, kryesisht për rubrikat e botimeve të artikujve shkencorë dhe konferencat e simpoziumet e organizuara në UMB, në bashkëpunim me specialistë nga më të shquarit në vend si dhe aftësitë e personelit për komunikime të vlerësuara shkencore jashtë vendit.

Ai u ndal në analizën e përgatitjeve për fillimet e punës për doktoraturën në UMB dhe punën që bëhet me personelin e ri akademik për ngjitjen e mëtejshme të shkallëve të kualifikimit shkencor të tij.

Në fund, Bordi dha rekomandimet dhe orientimet e tij lidhur me ngritjen e mëtejshme cilësore të punës kërkimore në përputhje me rritjen e aktivitetit të UMB në fushën akademike.

Mbledhja e Bordit mars 2012

Në datën 16 Mars 2012 u zhvillua mbledhja e rradhës e Bordit të Universitetit "Marin Barleti", i cili mori në shqyrtim projektin e Platformës Strategjike të UMB-së: "Vizion 2020, Horizonte dhe Perspektiva të Reja për Arsimin e Lartë" si dhe Projekt-buxhetin e vitit mësimor 2011 - 2012.

Bordi vlerësoi pasqyrimin në materialin e platformës të synimeve të intitucionit dhe të rrugëve të realizimit të tyre, duke mbështetur drejtimet e parashikuara zhvillimore dhe fushat përkatëse si dhe mbështetjet e nevojshme me krijimin e qendrave studimore e zhvillimore. Gjithashtu, Bordi mbështeti idenë e zgjerimit të aktivitetit të UMB-së në drejtim të formimeve profesionale 2 dhe 3-vjeçare në fusha të rëndësishme të punësimit si Biznes, Hoteleri e Turizëm, Financë, Teknologji Informacioni, Arkitekturë etj.

Bordi dha gjithashtu edhe porosi e orientime për një realizim të pritshëm konkret të kësaj platforme. Ai udhëzoi fillimin sa më parë të studimeve doktorale tashmë të miratuara, të kurseve të përgatitjes në Gjuhën Angleze për testimin ndërkombëtar për të cilin UMB ka marrë licensën. Bordi u ndal në mënyrë të veçantë në porositë për krijimin e infrastrukturave të plota konkrete në planin e logjistikës dhe të profesoratit të përgatitur për formimet e reja të parashikuara, në mënyrë që të ruhet cilësia dhe standarti i një institucioni serioz universitar.

Së fundi, Bordi dha porosi të veçanta për përdorimin me efikasitet të burimeve buxhetore vjetore për realizimin e detyrave akademike të këtij viti.

Mbledhja e Bordit dhjetor 2011

Në mbledhjen e datës 13 dhjetor 2011, Bordi i Universitetit Marin Barleti, u mblodh për të diskutuar mbi fillimin e vitit të ri mësimor, 2011 - 2012 dhe për të bërë disa parashikime për mbarëvajtjen e tij. Bordi mori në shqyrtim raportin e Rektorit te UMB-së, Prof. Marenglen Spiro, ku disa nga çështjet më të rëndësishme për diskutim ishin rezultatet e studentëve në vitin e kaluar mësimor; numri dhe kualiteti i studentëve; trupa mësimore dhe masat infrastrukturore për sigurimin e suksesit për vitin mësimor 2011-2012.

Rektori u ndal edhe në prezantimin e veprimtarive të shumta në ndihmë të formimit kulturor dhe intelektual të studentëve (Përmbledhje e aktiviteteve të UMB-së gjatë vitit akademik 2010-2011). Ndër të tjera, ai njohu Bordin me disa projekte që UMB në bashkëpunim me institutet e saj, janë duke implementuar në kuadër të parapërgatitjes së maturantëve për vijimin e studimeve. Një ndër këto nisma ishte dhe ajo në fushën e Edukimit Publik Ligjor. Ky projekt u zbatua me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, IKZhB dhe UMB.

Bordi nga ana e tij vlerësoi punën e bërë dhe vuri në dukje korrektësinë dhe cilësinë në mësimdhënie si dhe objektivitetin në vlerësimin e studentëve. Mbështetur në arritjet e përgatitjes së studentëve si specialistë në të dy nivelet, Bordi rekomandoi të mbahen lidhje të vazhdueshme me të diplomuarit e institucionit, të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe jetës së vendit. Gjithashtu Bordi rekomandoi shtimin e iniciativave për të realizuar projekte konkrete në ndihmë të formimit dhe edukimit të nxënësve në shkollat e mesme.

Në fund të takimit, Bordi i UMB-së miratoi kalendarin e mbledhjeve për vitin akademik 2011-2012 si dhe caktoi disa detyra për çështjet që do të diskutohen në mbledhjen e radhës në muajin Mars.

Miratohet Statuti i ri i universitetit Marin Barleti

Në mbledhjen e tij të radhës, më datë 21 janar 2011, Bordi i universitetit "Marin Barleti", mori në shqyrtim nen për nen, Statutin e ri të UMB-së.

Në përfundim të mbledhjes, Statuti u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e Bordit.

Mbledhja e datës 19 nëntor 2010

Të pranishëm në mbledhje:
Z.Rexhep Meidani, z.Luan Omari, z.Sabri Godo, z.Fatos Beja, znj.Ermelinda Meksi, znj. Ardiana Gjonaj, z.Edmond Spaho, z.Paolo Rago.

I pranishëm, rektori i Universitetit, z.Nikolla Dhamo dhe përfaqësuesi i Bordit të Aksionarëve, z.Adriatik Dudaj

Në mbledhjen e datës 19 nëntor, 2010, Bordi i Universitetit "Marin Barleti" mori në shqyrtim disa propozime për plotësime, shtesa dhe ndryshime në 'Statutin' e UMB-së, të propozuara nga rektori si edhe u njoh me platformën "Për zhvillimin afatmesëm të Universitetit, "Marin Barleti" të paraqituar nga përfaqësuesi i Bordit të Aksionarëve. Në mbledhje u shqyrtuan edhe disa ndryshime në 'Kodin e Etikës'.

Pas diskutimesh, Bordi ra dakord që Statuti i universitetit 'Marin Barleti' ka nevojë të rishikohet në përgjigje të zhvillimeve 5-vjeccare të tij. Nga anëtarët e Bordit pati propozime për disa modele të mundshme reference dhe u vendos që Statuti i ri do të modifikohet duke pasur parasysh modelin e universitetit të Europës Juglindore. Bordi la si detyrë edhe ngritjen e një grupi pune, për t'u marrë me këtë proces.

Në vijim të mbledhjes, u diskutua nen për nen dhe më pas u miratua edhe 'Kodi i Etikës' i UMB-së.

Mbledhja e dates 2 nentor 2010

Mbledhja e dates 2 nentor 2010 Në mbledhjen e datës 2 nëntor, Bordi i Universitetit "Marin Barleti" mori në shqyrtim ecurinë e procesit mësimor në Universitetin "Marin Barleti", gjatë vitit akademik 2009-2010, si edhe masat për fillimin e vitit të ri akademik. Bordi u njoh me raportin e përgatitur nga rektori i UMB-së dhe me disa materiale mbështetëse si: "Mbi preferencat e maturantëve për shkollën e lartë - sondazh kombëtar, 2010"; "raporti për Senatin e UMB-së"- përgatitur nga prorektori për çështjet studentore; "raporti javor progresiv: 18-24 tetor" , "grafiku i pritjes nga ora 8.00 deri 15.00 për periudhën 11 – 31 tetor"

Duke iu referuar ‘Sondazhit Kombëtar të vitit 2010', si rektori ashtu edhe anëtarë të Bordit, theksuan faktin që për universitetet jopublike, situata është bërë serioze për shkak të konkurrencës dhe se universitetet publike po përmirësojnë kushtet e tyre gjë që është në disfavor të universiteteve private. Në vijim të këtyre observimeve, komenteve dhe ideve, rektori këmbënguli te ruajtja e cilësisë së Universitetit "Marin Barleti", si një armë e fortë që do ta ndihmojë UMB-në që t'i mbijetojë konkurrencës, çka u mbështet bindshëm edhe nga anëtarët e Bordit.

Po në linjën e rritjes së cilësisë së Universitetit, u kërkua nga Bordi që të mendohet më seriozisht plani i veprimtarisë së stafit për kërkimin shkencor. Gjithashtu u kërkua nga Bordi që të rritet niveli i mesatares së studentëve që regjistrohen në UMB si premisë nxitëse për vetë cilësinë e procesit mësimor.

Bordit iu bë e ditur që së shpejti do të nisë funskionimi i dy qendrave të reja, ajo e IT-së dhe e Anglishtes. Në mbyllje të mbledhjes u vendos që në mbledhjen e ardhshme të Bordit, të shqyrtohen propozimet e rektorit për plotësime, shtesa dhe ndryshime në Statutin e UMB-së
I fundit »      Para »