Organet Drejtuese

Bordi i Universitetit orienton politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit e zhvillimit të UMB-së duke baraspeshuar politikën e ditës me planizimin strategjik. Ai ndërmerr politika që i krijojnë mundësi universitetit të formulojë dhe kryejë misionin e vet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe të vetë UMB-së. Bordi është zëri publik i universitetit në komunitet.
Anëtarët e Bordit janë figura publike me përvojë, reputacion e kontribut në çështje administrative, ekonomike, social-kulturore dhe në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës.

Anëtarët e Bordit:

  • Z. Rexhep MEIDANI, Kryetar i Bordit
  • Z. Fatos BEJA, Anëtar i Bordit
  • Z. Edmond SPAHO, Anëtar i Bordit
  • Znj. Adriana Gjonaj, Anëtar i Bordit
  • Z. Luan OMARI, Anëtar i Bordit
  • Z. Paolo RAGO, Anëtar i Bordit
Senati: është organ epror kolegjial i UMB-së, që merr në shqyrtim dhe këshillon, ose vendos për problemet më të rëndësishme mësimore dhe shkencore të universitetit.

Organet dhe Autoritetet Drejtuese jane :
  • Rektori
  • Zëvendës Rektori
  • Administratori i Deleguar
  • Rektorati
  • Senati Akademik
  • Këshilli I Etikës