Procesi Mësimor

Procesi mësimor
Elementët bazë të procesit mësimor janë mësimdhënia dhe kontrolli i dijes. Mësimdhënia realizohet nëpërmjet veprimtarive formuese (leksioneve, seminareve, ushtrimeve, etj.). Kontrolli i dijes është gjithëvjetor dhe realizohet nëpërmjet detyrave, provimeve të formimit, mbrojtje të diplomës ose me provim përfundimtar.

Kurset, grupet dhe nëngrupet mësimorë
Mësimi zhvillohet në bazë kursi, grupi a nëngrupi studentësh që kanë filluar një kurs ose program të caktuar në të njëjtën kohë. Leksionet zhvillohen në bazë kursi. Ushtrimet dhe seminaret zhvillohen në bazë grupi i cili përbëhet nga jo më shume së 25 studentë. Punët laboratorike, seminaret në gjuhë të huaj dhe praktikat profesionale zhvillohen në bazë nëngrupi me jo më shume se 15 studentë.