Bursat e Studimit

Bursë e plotë e studimi

Përfitojnë bursë të plotë studimi në SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" studentët që vijnë nga shkollat e mesme publike e jopublike dhe që regjistrohen në një nga degët e UMB, bazuar në mesataren e shkollës së mesme, e cila duhet te jetë 9.5-10. Kjo bursë është njëvjeçare.

Ata që nuk zbresin më shumë se një njësi ( notë ) nga mesatarja, mbi bazën e secilës kanë përfituar bursë të plotë, vazhdojnë ta ruajnë për vitin pasardhës, nga fondi i Rektorit/Dekanit të Fakultetit.

Bursë e pjesshme studimi
Përfitojnë bursë të pjesshme studimi në SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" studentët që vijnë nga shkollat e mesme publike e jopublike dhe që regjistrohen në një nga degët e SHLUJ "Universiteti Marin Barleti", bazuar në mesataren e shkollës së mesme, e cila mund të jetë:

9,5 - 10 .........................; 100%
9,0 - 9,4 .........................; 40%
8,5 - 8,9.......................... ; 20%

Kjo bursë është njëvjeçare. Ata që nuk zbresin më shumë se një njësi (notë) nga mesatarja mbi bazën e secilës kanë përfituar bursë të pjesshme, vazhdojnë ta ruajnë për vitin pasardhës, nga fondi i Rektorit/ Dekanit të Fakultetit.

Bursa për arritje kulturore dhe sportive
Ofrohen bursa të plota dhe të pjesshme studimi për individë që kanë krijuar një personalitet të spikatur në fushën e artit, kulturës, gazetarisë, medias, sportit.

Çmime për arritje kulturore ose sportive
Të gjithë ata studentë të SHLUJ "Universiteti Marin Barleti", të cilët nderohen me çmime të ndryshme në aktivitete sportive kombëtare apo ndërkombëtare, ose në aktivitete të ndryshme artistike-kulturore, kombëtare ose ndërkombëtare, mund të përfitojnë edhe një çmim (ofertë monetare) nga UMB.