Programet e Studimeve

Programet e studimeve synojnë zhvillimin dhe promovimin e shprehive. Programet e studimeve përshkruhen në terma të ngarkesës, nivelit, rezultateve të nxënies, kompetencave dhe profilit. Programet e studimeve hartohen bazuar në disa kritere themelore si konsultimet me grupet e interesit, përcaktimi i profilit të diplomës, përcaktimi i objektivave të programit dhe rezultateve të nxënies (aftësitë që duhen arritur), identifikimi i kompetencave që duhen fituar, zgjedhja e mënyrës së mësimdhënies dhe nxënies, metodat e vlerësimit, etj.

Shluj "Universiteti Marin Barleti" ofron programe të studimeve Bachelor, Masteri i Shkencave dhe Master Profesional për sistem me kohë të plotë dhe sistem me kohë të pjesshme, të cilat organizohen në module, dhe vlerësohen në kredite, sipas ECTS - së.

Këto programe synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme, si dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh. Programet e studimeve Bachelor realizohen me 180 kredite dhe zgjatja normale e tyre është 3 vjet. Në përfundim të tyre lëshohet diplomë bachelor në fushën e arsimimit të kryer, e cila i siguron studentit zotërimin e metodologjisë së duhur dhe përmbajtjen e përgjithshme dhe specifike profesionale të dijes.