Fushat e Kërkimit

Një ndër objektivat kryesore të Universitetit dhe Institutit është realizimi, nëpërmjet stafit të brendshëm dhe atij të atashuar, i kërkimeve cilësore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tyre, jo vetëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por edhe me institucione të tjera kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Vetë stafi akademik i Universitetit Marin Barleti do të kryejë punë kërkimore-shkencore kryesisht si staf i angazhuar pranë qendrave, departamenteve apo Institutit, si punonjës kryesorë kërkimor-shkencorë, lektorë apo koordinatorë projektesh kërkimore.

Studimet kërkimore shkencore në Institut dhe UMB kryhen, në veçanti, në fushat e mëposhtme:
1) tregu i brendshëm;
2) kohezioni social;
3) siguria e ushqimit dhe konsumatorit;
4) zhvillimi i qëndrueshëm;
5) çështjet ekonomike dhe monetare;
6) rinia, edukimi dhe formimi profesional;
7) punësimi dhe çështjet sociale;
8) ndërmarrjet;
9) mjedisi;
10) marrëdhëniet me jashtë;
11) të drejtat e njeriut;
12) marrëdhëniet institucionale;
13) politikat dhe zhvillimet rajonale;
14) zhvillimi rural

Në të gjitha kategoritë tematike të sipërpërmendura, veprimtaria kërkimore - shkencore synon të:

  • trajtojë problemet kryesore që lidhen me interesat e drejtpërdrejta të të gjithë anëtarëve të shoqërisë;
  • përdorë perspektivave ndërkombëtare krahasuese në edukim, duke zhvilluar vlerat e drejtësisë sociale, shanseve të barabarta dhe të mirën e përbashkët;
  • kontribojë në reformat në sektorin publik, në kuptimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve midis teorisë dhe praktikës në arsimim, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë tek lidhja midis edukimit dhe çështjeve sociale;
  • rrisë standartin e kërkimit duke:
       - promovuar standartet më të larta në cilësinë e kërkimit si edhe integritetin etik në punën kërkimore;
       - orientuar kërkimin në të gjitha fushat dhe kategoritë;
       - përcjellë debatet publike për edukimin nëpërmjet kontributit të pavarur të mbështetur në punën kërkimore duke mirëpritur dhe mbështetur
         partneritetin me agjencitë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim që të promovojë të mirat publike në edukim;
Stafi akademik i UMB trajnohet në mënyrë të vazhdueshme dhe asistohet në realizimin e kualifikimeve brenda dhe jashtë institucionit, brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me zhvillimet e fundit mbi kërkimin shkencor si dhe teknologjinë e kërkimit. E gjithë veprimtaria kërkimore si dhe kualifikimet e stafit pasqyrohen dhe do të vazhdojnë të pasqyrohen në azhornimin në mënyrë të vazhdueshme të kurrikulave të UMB-së.