Sot, më 28 maj 2019, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike, me studentët e Universitetit Barleti, u zhvillua biseda me temë: Qeverisja vendore dhe reforma administrative.
Në takim folën Prof. As. Ervin Karamuco, Prof. As. Zamira Cavo, Dr. Erion Kristo. Folësit shpjeguan rëndësinë, karakteristikat dhe mangësitë e reformës administrative. Ndërkohë që studentët bënë komentet e tyre dhe shprehën vërejtjet e tyre lidhur me pushtetin vendor dhe perceptimet mbi të.