U zhvillua sot në kampusin 2 të UB-së aktiviteti: “ Fitnes dinamik, gjimnastikë ritmike dhe kërcim”.
Një show i vërtetë me protagonistë studentët Barletas të udhëhequr nga instruktorët: Ardian Tafaj, Kristi Strataj, Kelli Delia dhe Nertil Bregasi. Në qendër të aktivitetit ishte sporti, rekreacioni dhe gjithëpërfshirja e studentëve . Performaca dinamike fitnesi në grup dhe individual, performanca, kërcimi salsa dhe bachata sportive dhe gimnastikë ritmike u përcollën përpara publikut të stafit pedagogjik, studentëve dhe të ftuarve.
Video mesazhi i studentëve me falenderime për pedagogët ishte një surprizë shumë e bukur!
#ejanëUB #universitetiekselencës #aktivitetengaBarletasit #kampionënësporte #rekreacion #aktivietetestudentore #bëhuBarletas.