“Universiteti Barleti”, pjesë e Grupit Barleti, e ka filluar veprimtarinë e tij në tetor 2005 dhe synon të thyej kornizat e modeleve klasike të institucioneve të arsimit të lartë, duke sjellë në Shqipëri modelin e universitetit aplikativ.
Aktualisht jemi duke kërkuar:
Pozicioni : Koordinator
Raporton te : Përgjegjës i Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit /Dekani i Studentëve
Roli: Ky rol do të mbulojë dy funksione; atë të pritjes dhe regjistrimit të studentëve, si dhe Zyrën e Alumnit dhe Karrierës dhe qëllimi i itj është të koordinojë, të ndjekë mbarëvajtjen e procesit të pranimit dhe regjistrimit të studentëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
• Pret të interesurarit për aplikim/regjistrim për programet e ciklit të parë Bachelor, me karakter profesional dhe programet Master dhe i informon për rregullat dhe dokumentacionin që duhet të sjellin për aplikim/regjistrim;
• Pret të interesuarit që kërkojnë të transferojnë studimet e tyre në UB në programet e ciklit të parë Bachelor, me karakter profesional dhe programet Master dhe i informon për rregullat dhe dokumentacionin që duhet të sjellin për aplikim/regjistrim;
• Formalizon strukturën e Studentëve Alumni;
• Organizon aktivitete të përvitshme me Studentët Alumni, si dhe i përfshin ata në aktivitete të tjera të UB-së, përmes Zyrës së Dekanit të Studentëve;
• Përditëson bazën e të dhënave të institucioneve me të cilat UB ka marrëveshje bashkëpunimi, të cilat kanë në fokus Karrierën dhe punësimin e ardhshëm të studentëve të UB-së;
• Krijon dhe ndjek programe individuale dhe/ose në grup të rritjes së kapaciteteve të studentëve në UB (përmes trajnimeve, seminareve, aktiviteteve të tjera mbështetëse) me perfshirjen edhe të studentëve Alumni.
Cilësitë e kërkuara
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar. Preferohet Drejtësi / Shkenca Sociale / Shkenca Ekonomike;
• Të ketë njohuri shumë të mira të akteve ligjore dhe nënligjore të arsimit të lartë dhe rregullave institucionalë të UB-së për detyrat dhe çështjet që ka në kompetencë;
• Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në rekrutim dhe regjistrimin e studentëve të rinj dhe/ose në funksionimin e Zyrës së Alumnit;
• Të ketë njohuri mbi përdorimin e programeve informatike për përpunimin e të dhënave;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
• Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup, me eprorin dhe kolegët;
• Të ketë aftësi për të planifikuar dhe zbatuar detyrat që i ngarkohen;
• Të ketë aftësi për të ofruar propozime për rritjen dhe përmirësimin e punës së zyrës dhe UB-së në tërësi;
• Të ketë përkushtim dhe angazhim të plotë ndaj realizimit në afate të detyrave të ngarkuara;
Procedura e aplikimit:
Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi ku të specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet duhet të dërgohet brenda datës 15.06.2019 pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të “Universiteti Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike: “Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga e Kosovarëve, nr. 37, Tiranë; email: [email protected]
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.