Me iniciativën e zyrës "Alumni dhe Karriera" dhe në bashkëpunim me kompaninë telefonike Vodafone, më datë 11 maj 2011, ora 13.00, Znj. Elona Kollari, përfaqësuese e kësaj kompanie ndërkombëtare, organizoi një takim me studentët tanë në lidhje me programin "Graduate Program" të ofruar nga Vodafone. Programi synon drejt studentëve më të mirë të universitetit, pavarësisht nga degët në të cilat ata studiojnë. Ai shërben edhe si urë lidhëse drejt një vendi pune afatgjatë në këtë kompani ndërkombëtare.
Ssudentët e Universitetit u njohën me kriteret që duhet të përmbushin për të qenë pjesë e programit dhe këto kritere konsistojnë në një mesatare të lartë studimi (mbi 8) dhe njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze.
Gjithashtu, studentët u njohën me llojet e testeve, të cilat duhet tNULLi kalojnë me sukses, në mënyrë që të jenë pjesë e këtij programi. Testet janë 3 llojesh: