Më 16 maj 2019, në mjediset e kampusit 1 të Universitetit Barleti, u zhvillua një vizitë nga një grup pedagogësh të Rollins College, SHBA.
Grupi i pedagogëve u prit nga Rektori i Universitetit Barleti, Prof. Dr. Marenglen Spiro, Dekanët e dy fakulteteve, Prof. Dr. Zamira Cavo dhe Dr. Semiha Loca, si dhe një grup akademikësh të tjerë.
Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua rreth mundësive të përbashkëta të bashkëpunimit.