Ndeshja gjysmëfinale mes Barleti Volley dhe Studenti, e vlefshme për Kupën e Republikës u luajt në sallën kryesore të pallatit të sportit "Asllan Rusi". Vajzat e Tartarit luajtën një ndeshje të lehtë kundër ekipit të Studentit. Skuadra e Studentit u drejtua nga Geri Neli, ish-lojtare e Barleti Volley. Vajzat e kësaj skuadre luajtën një ndeshje të mirë, por të pamjaftueshme për fitoren. Ndërsa Barleti Volley mirëpriti edhe rikthimin e dy lojtareve të veta, Jeta Xhyliu dhe Rubena Sukaj. Ekipi i Tartarit luajti fort, duke mos u thyer as edhe një moment dhe e mbylli ndeshjen në tre sete.