Më datë 25 Prill 2019 në kuader të aktiviteteve të Barleti Hub një nisëm dhe traditë tashme e konsoliduar në ambientet e “Universiteti Barleti” u zhvullua trajnimi mbi produktin dixhital me tematikë: E-Product - Prodhimi, Marketingu dhe Shitja nga Amir Esmaeilakhtar pedagog pranë Universitetit Baleti, sipërmarrës, mentor dhe konsulent në rrjetin e bizineseve dhe komunitetin e startup-eve.
Gjatë aktivitetit u trajtuan çështjet si : Çfarë është një produk dixhital, si mund të prodhohet, si dhe ku mund të marketohet dhe të shitet. Gjithashtu u treguan shembujt konkretë dhe realë nga tregu i produkteve dixhitale. Auditori u prezantua me platformat dhe rrjetet online ku çfo profesionist sipas fushës së ekpertizës ka mundësi që të nisi biznesin e vet online dhe të përshihet e përfitoj nga ky treg duke ofruar produktin apo shërbimin e vet në nivel global.
Barleti Hub është një nisëm e re e krijuar nga pasioni i një komuniteti brënda Universitetit për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e ideve rinore në industritë kreative në Shqipëri.
Nisur nga entuziazmi i studentëve pjesëmarrës, Barleti Hub do të jetë mjaft aktiv këtë vit me workshop-e, trajnime, hapësira të përbashkëta pune, inkubime, hackathone, eksperimente, aktivitete rrjetëzimi, etj.