Ditën e martë, 23 prill 2019, në aulën e Universitetit Barleti, studentët zhvilluan një bisedë miqësore me dy ikona të televizionit dhe gazetarisë investigative, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj. Dyndja e studentëve tregoi një interesim si rrallë ndonjëherë. Tema e bisedës ishte gazetaria investigative dhe përvojat e dy miqve të ftuar.
Studentët bënë një mori pyetjesh dhe shtruan plot shqetësime. Në linjë konkluzive u bënë thirrje për më shumë atdhedashuri, më shumë përkushtim dhe angazhim social. Takimi përfundoi me ftesën që studentët e UB-së të merrnin pjesë në konkursin për gazetarë investigativë. Dhe shumë syresh shprehën interes.