Studentët e kampusit 1 dhe ata të kampusit 2 në Universitetin Barleti, organizuan më 18 prill kampionatin e volejbollit.
Studentë të profileve të menaxhimit, IT, financës e marketingut u ndeshën me studentët e sporteve. Si një event sportiv i organizuar nga studentët për studentët mund të konsiderohet si një sukses dhe padyshim që do të pasohet nga shumë të tjerë.
Përgëzojmë studentët për nismat që ndërmarrin.