Më datë 19 prill 2019, ora 16:30, në kampusin 2 u mbajt aktiviteti "Testimet ndërkombëtare të arritjeve PISA dhe TIMSS në arsimin parauniversitar, shqiptar", i cili u ndoq me mjaft interes nga studentë të programeve master profesional në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte” dhe master profesional në Edukim “Mësimdhënia dhe Të nxënët”
E ftuara e Universitetit Barleti, ishte Specialistja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), për testimet kombëtare dhe ndërkombëtare, znj.Mimoza Thaçi/Berisha, e cila prezantoi vlerësimet ndërkombëtare PISA dhe TIMSS për Shqipëinë.
Vlerësimi Ndërkombëtar PISA shpall rezultatet për të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë në dhjetor 2019. Në PISa 2018 kanë marrë pjesë 80 shtete dhe rezultatet që do të publikohen zyrtarisht nga OECD marrin vemendjen kryesore të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare të lidhura me arsimin.
Ndajmë disa momente nga aktiviteti!