Keni menduar si ti ktheni idetë tuaja në vepra, në realitet? Gjatë ditës së sotme në ambjentet e "Universiteti Barleti" u diskutua rreth temës ''Si të financojmë idetë sipërmarrëse" nga Lektori Dr.Eugen Musta .
Njohje me alternativat e ndryshme që mund të përdoren për të mobilizuar kapitalin e nevojshëm për të financuar sipërmarrjen.
Në fokus të këtij aktiviteti ishte njohja e pjesmarrësve me alternativat që ofron tregu për të mobilizuar kapitalin e nevojshëm për të mbështetur dhe sjellë në jetë idetë e tyre të biznesit.