Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë akademike dhe kërkimore, “Universiteti Barleti” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë si Koordinator/e i/e Qendrës Shqiptare për Çështje Publike.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
Të interesuarit duhet të kenë:
• Ekspertizë në fushat te ndryshme si në; Qeverisje e Politika qeverisëse, Komunikimit, Ekonomisë, Ligjit etj prej më shumë se 3 vitesh, përparësi në aftësi dhe përvojë në mësimdhënie;
• Përvojë pune në organizata të shoqërisë civile e të tjera
• Njohje të punës në projekte si;identifikim, shkrim dhe menaxhim projektesh;
• Të ketë tëpaktën gradën shkencore Master, të preferuar do të jenë kandidatët me gradën PhD (Dr) sidomos të fituar në vendet e BE-së apo vende të tjera të OECD-së;
• Të ketëaftësi menaxheriale, organizuese dhe vëmendje në respektim afatesh;
• Aftësi komunikimi dhe marrëdhënie publike;
• Aftësi të tjera si dëshirë dhe eksperiencë për pune në grup, prezantime në publik dhe grupe profesionale, për krijim e pjesëmarrje në rrjete të ndryshme, menaxhim kohe ;
• Aftësi administrative si njohje e menaxhim proçesesh, proçedurash, dokumentesh e tj
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
• Curriculum Vitae;
• Diplomë të studimeve universitare dhe pasuniversitare (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit);
• Listat përkatëse të notave;
• Dëshmi të gjuhës së huaj (angleze) ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse;
• Listë botimesh/projektesh;
• Fotokopje të Librezës së punës ose ndonjë dokument që vërteton përvojën në punë;
Procedura e aplikimit:
Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi dërgohet pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të “Universiteti Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike: “Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga e Kosovarëve, nr. 37, Tiranë; email: [email protected].
Afati i aplikimit: 30 / 04 / 2019