UB do të fillojë së afërmi zbatimin e Programit të vazhduar të studimit dhe kualifikimit për “Mësues ndihmës i nxënësve me nevoja të veçanta”.
Programi synon të krijojë te pjesëmarrësit aftësi dhe kompetencë si në nivelin teorik ashtu edhe në atë praktik, të cilat janë të domosdoshme për edukimin, trajnimin, mbështetjen dhe mirërritjen e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme, por dhe në ato speciale.
Me përfundimin e suksesshëm të programit, pjesëmarrësit/mësues pritet të njohin dhe të shohin në mënyrë kritike të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me arsimin dhe edukimin special.
Për më shumë informacione, lutem shkarkoni përmbajtjen e programit