Në kuadër të projektit “2017- 1-ES01-KA107-037563 - International Mobility for Staff teaching and training activities”, në periudhën 17. 02. 2019 deri në 23.02.2019 është realizuar një vizitë 1 javore nga pedagogë të #UB, në rajonin e Galicias në Spanjë.
Ky projekt është pjesë e programit të mobilitetit #ERASMUS+ të financuar nga Bashkimi Europian me qëllim nxitjen e shkëmbimit të stafit për trajnim në mësimdhënie midis vëndeve të ndryshme të Europës.
Vlera e shtuar e këtij mobiliteti qëndron në hedhjen e bazave për bashkëpunimin e ardhshëm midis institucioneve, shkëmbimin e përvojave në metodologjinë e mesimdhënies dhe përcaktimin e detajeve për aplikime të përbashkëta për projekte të financuara nga Bashkimi Europian.