Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimeve Profesionale zhvilloi një tryezë pune për mbledhje idesh dhe sugjerimesh lidhur me funksionet dhe përmbajtjen e këtij Departamenti në të ardhmen.
Ky takim u zhvillua me datë 30 janar 2018 në mjediset e kampusit 2 “Studimet master” të UB.
Në të morën pjesë pedagogë të UB, të universiteteve të Tiranës, specialistë të Institutit të Zhvillimit të Arsimit, të Inspektorati Shtetësor të Arsimit, ekspertë të njohur të edukimit, por dhe studentë të programit Master në edukim të UB.
Takimin e hapi rektori Prof. Dr Marenglen Spiro, i cili foli për strategjinë dhe politikat e UB për reformim të vijueshëm, institucional. Më pas, nga përgjegjësi i Departamentit Dr.Robert Gjedia u prezantua vizioni, funksionet dhe përgjegjësitë që janë menduar për këtë njësi të re, akademike, duke vijuar më pas me diskuimet e pjesëmarrësve.
Nga diskutimet e tyre ishin me interes mendimet që konceptimi i këtij departamenti është një risi, që do të çojë në rritjen e ofertës së re akademike të UB në programet bachelor dhe master në fushën e e dukimit, por dhe në sigurimin e një stafi cilësor të fushës së edukimit, që do të mundësojë reëformim të mëtejshëm të programeve të studimit me teori, modele dhe praktika të mira të kurrikulës, të metodologjive të mësimdhënies dhe të nxënit, të vlerësimit apo të rritjes cilësore të proceseve të mentorimit të mësuesve të rinj.
Gjithashtu u përvijuan dhe ide të tjera që kanë të bëjnë me ofrimin e paketave trajnuese me grup modulesh në institucionet arsimore, parauniversitare gjatë një viti mësimor, por dhe ofrim të trajnimeve on-line për mësues dhe drejtues të arsimit parauniversitar nga bashkëpunimi i UB me universitetin amerikan “Clemson”, i rankuar në vend të parë në botë si universitet i trajnimeve on-line për të rriturit. Me interes u prit nga pjesëmarërsit licensimi së afërmi i programit Master Profesional për “Mësues ndihmës” që po përgatitet nga ky departament,
Takimi u karakterizua nga mendimi shkencor dhe profesional, gjë që do të lehtësojë dhe funksonimin e mëtejshëm të këtij departamenti të ri, si dhe u ra dakord që takime të tilla të organizohen në mënyrë të vijueshme.