U zhvillua në “Universiteti Barleti” leksioni i hapur me temë: “A ka mbaruar tranzicioni në Shqipëri?”
Dritan Shano, Ekspert i Ekonomisë i ftuar nga Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit analizoi zhvillimin e reformave ekonomike gjatë tranzicionit në Shqipëri, gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia jonë e brishtë dhe ndau me auditorin opinionin e tij mbi sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare.