Ditë e enjte, datë 15 nëntor, nën kujdesin e veçantë të Prorektores për Çështjet Akademike në “Universiteti Barleti”, Prof. Asoc. Dr. Zamira Çavo, u mbajt një auditor i hapur, në të cilin ishte e ftuar Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në SHBA, Zj. Floreta Faber, njëkohësisht ish student e Universitetit Barleti.
Biseda, e cila u përqëndrua në problemet e zgjedhjeve në SHBA, modelin e tyre dhe problematikat e zgjedhjeve të fundit, u prit me shumë interes nga studentët. Ky interes u shfaq ndjeshëm në pyetjet e shumta që auditori kishte për çështje të tilla si:
- A ka ndryshuar politika zyrtare amerikane ndaj Shqipërisë?
- Si ndikon vota popullore në zgjedhjet e radhës?
- Zgjedhjet e fundit a kanë sjellë ndarje të dukshme në politikën amerikane?
- A ka ndonjë politikë të veçantë për afrimin e Diasporës shqiptare në zhvillimet tona ekonomike e sociale dhe cila është gjendja aktuale e diasporës shqiptare në SHBA.
- Etj.
Zj. Faber solli një qasje të veçantë në trajtimin e të gjithë këtyre problematikave duke e bërë edhe më tërheqës bashkëbisedimin.