Të nderuar pjesëmarrës,
Të dashur studentë,
Unë sot po ju përshëndes me zëmër, në emër të kolegëve, profesoratit, drejtuesve të njësive akademike e kërkimore, administratorit vetë, por, sidomos, në emrin tim personal, së pari dhe jam shumë i lumtur që e kam edhe një herë këtë mundësi!
Ju, të dashur studentë, nuk jeni ata qërastisët të jeni në “Universiteti Barleti” por jeni ata që zgjodhët të bëheni njerëz dhe të kultivuar në “Barleti”. Ju kemi thënë, që në fillim, që ju duam në auditore dhe ju na keni ndjekur e keni qenë me ne, ju premtuam që nëse do të ishte kështu, ju do të përfundonit të denjë për ëndrrat tuaja, synimet tuaja, dëshirat e prindërve tuaj dhe qëllimet tona.
Sot, unë ju siguroj që, të tillë përfunduat, të dashur studentë diplomantë!
Ju kemi thënë që institucioni ynë është ndër tre më të mirët në Republikë, dhe ashtu është vërtetë, në bazë të raporteve ndërkombëtare të vlerësimit të cilësisë akademike institucionale (proces i shpallur e i lakmuar nga Qeveria ...); por, të dashur studentë, asnjëherë mos shkoni me mendjen se do të punësoheni vetëm për këtë; po të ishte kështu jeta, punëdhënësit do t’i merrnin në tufë, të gjithë me rradhë studentët institucioneve të klasifikuara elitarë në këtë proces - por s’është kështu!. S’është kështu sepse gjëja që ju fut në vlerësimin e punëdhënësit janë: figura e juaj, sjellja, fjala, komunikimi, kompetenca, aftësitë tuaja të shprehura .....
Ju do të punësoheni vetëm duke e pasqyruar këto në CV tuaj, letrën e motivacionit për punëdhënësin, vullnetin dhe angazhimin tuaj për punë dhe shprehjet e imagjinatës, dhe dëshirave tuaja të perspektivës profesionale.
UB është i pari imirë në Shqipëri për ata që duan të bëhen të mirë; ju këtu nuk keni gjetur veten sepse ne jemi të parët, por keni bërë veten për këtë arsye!
Dhe, për këtë, unë mendoj se stafi ynë akademik ju ka dhënë ju shembullin e vet dhe dijet e tij të kultivuara në kërkim e projekte prej kaq vitesh.
Për shkak të shumë gjërave që më rrethojnë, fjalinë e këtij fjalimi (një kuriozitet) e kam titulluar: “Po të jem unë ...” - dhe ja unë jam edhe këtë herë, përballë jush, dhe jam vetëm e vetëm me preokupimin e madh përtu përpjekur të respektoj rregullat akademike, parimet e funksionimit universitar, drejtësinë e barazinë mes jush, në respekt të përpjekjeve tuaja dhe të mendoj vetëm me dashuri për ju, duke mos e shkëputur vëmendjen asnjëherë nga interesi i institucionit!
Por, të dashur studentë, megjithëse shumë gjëra që bëhen, thuhen se bëhen në emrin e interesin tuaj, përsëri është e vërteta që triumfon gjithnjë; mbase me vonesë, por nuk ka gjë; si ditë këshillash kjo e sotmja, e bëra këtë paragraf “intermexo” vetëm e vetëm për të dalë tek një porosi, si eksperiencë: luftoni për të vërtetën dhe, dëgjoni këtu me vëmendje: nuk ka burrë të përballojë forcën e së vërtetës; të vërtetën ja e do dhe e respekton, ja po i trembesh si djalli nga temjani dhe, një ditë, qoftë edhe të bukur nga natyra, nuk ke ku fut kokën prej saj!!
Mua, më vjen shumë keq për shokët tuaj që nuk arritën suksesin në kohë me ju; por i dua gjithnjë dhe i inkurajoja ata; u këshilloj të mos dëgjojnë ata që përpiqen t’u mbushin mendjen se po i kalojnë kot; në“Barleti” kjo as ka ndodhur e as ka për të ndodhur kurrë, kushdo që të ikë e kushto që të vijë!
Por unë ju premtoj atyre sot, para jush, se sa të jetë “Barleti” në këmbë si institucion, ata të gjithë do të kalojnë, sepse domosdoshmërishtdo të mësojnë dhe kjo ka marrë fund!
Ju do të jeni ata që do të gëzoni Shqipërinë në Evropë, që do të nderoni atë duke konkurruar me dinjitet me të tjerët, për të mirën e vendit dhe mirëqenien tuaj.
Deri atëherë, nuk di nëse në do të rrojmë e do të arrijmë, sepse, siç thuhet, trenat e Evropës po na ikin njeri pas tjetri; thuhet… por unë s’e besoj, se, për mua, disa prej trenave të Evropës, për Shqipërinë, në momente të caktuara i janë vonuar asaj, për shkak të zullumeve, idiotësirave e pabesirave nga jashtë e nga brenda, duke i rënë asaj në qafë padrejtësisht e pafajësisht, sikundër gjithë jetën e vet…; dhe unë, besoj që ju, së bashku me shokë të tjerë të përgatitur nga universitetet tona, bij të Shqipërisë, do të dini, një ditë dhe, shumë shpejt, ta mbërtheni atëtren të vonuar të Evropës dhe ta drejtoni ju atë!
Pedagogët tuaj janë të respektuar; duket sikurështënjë fjalë e thjeshtë që, shpesh, thuhetedhe për kurtuazi. Por, në fakt, meritojnë një të tillë respekt real e të plotë, të paharruar për të gjithë jetën tuaj; edhe ndërtuesi më i famshëm nuk mund të krahasohet me ‘ta: ndërtuesi ka gjithmonë një shans të dytë në atë që nxjerr nga duart se e prish dhe e bën përsëri në rast pasaktësie, ndërsa pedagogët tuaj, me ju, kanë pasur vetëm një shans, ju kanë pasur nëpër duar,me besën e prindërve tuaj, vetëm për një herë!
Mendoni se me çfarë përgjegjësie ju janë kushtuar juve ata!
Në këtë kuptim, merak e kam përshëndetjen time për këta shokët e mi të dashur, pedagogë e specialistë të nderuar; nëse nuk kanë kuptuar frymën time dhe ndjenjat e mia për ata, nga jeta ime me ‘ta, do të ndahem nga ky institucion me një boshllëk shumë të madh të mjeshtërisë sime të komunikimit e një pishmanllëk të madh të jetës sime drejtuese akademike; nëse më kanë kuptuar, qofshin përherë të falënderuar e të lëvduar, si edhe të gjallë përjetë në mendjen dhe zemrën tuaj dhe timen!
Ju fola ju, e besoj se edhe prindërit tuaj këtu sot,e kanë marrë edhe ata mesazhin e tyre; por, në fakt, lidhur me ‘ta, ju duhet të perceptoni një mesazh të rëndësishëm që endet nëditën e sotme për ju: jeni këtu sepse janë ata atje; do të kujtoni këtë moment dhe sakrificën e dashurinë e tyre të pakufishme për ju, kur të sillni fëmijët tuaj këtu dhe ju të jeni atje ku janë ata sot, dhe do tëdëshironit me jetë qëata (pasardhësit tuaj) të kuptojnë, atë ditë, që do të jenë këtu vetëm sepse do tëjeni ju atje!
Lumturohemi që me ju shtojmë kontingjentin e të pranuarve në “Barleti”, të mësuarve nga “Barleti”, të edukuarve në “Barleti”, diplomuarve në “Barleti”, grupin e specialistëve alumni të “Universiteti Barleti”!
Nuk ju fola dot me këshilla për jetën tuaj të re, siç është zakon në mjaft ceremoni të tilla; m’u duk se do të bëhesha fallco, me fjalime tëtillaështë mbushur interneti. Megjithatë, më ka bërë përshtypje një rast. Një biznesmen i cili drejtonte edhe universitetin që e kish ngritur vetë, pasi kish dijet e nevojshme, në ceremoninë e diplomimeve të para ju tha diplomantëve: “Dola, në tribunë, t’ju përgëzoj, t’ju vlerësoj, t’ju lavdëroj, t’ju uroj e t’ju jap disa porosi; do të më duartrokisni?” Ja dhanë ata duartrokitje. Ai vijoi: mirë, faleminderit, atëherë mbani vesh të vetmen porosi që kam që e kuptuat me veprimin tuaj: kur t’ju japin një punë për herë të parë, kërkojeni gjithmonë shpërblimin paradhënie!
Ndërsa unë, është hera e tetë që “hipi” në tribunën e ceremonisë së diplomimit të studentëve “Barleti”, me shumë kënaqësi e krenari për juve, pedagogët tuaj kolegë të mi, prindërit e familjet tuaja, institucionin tonë të nderuar; …. dhe gjithmonë, në çdo herë, largohem me një ndjenjë keqardhje për fjalimet e mia, të cilat, në dallim të madh nga ato të politikanëve, nuk tërheqin sa duhet duartrokitje; zili i kam politikanët, me apo pa shkollën apo inteligjencën tuaj (e aq më pak të pedagogëve tuaj), me apo pa mend, por që të lënë kurdoherë pa mend kur flasin e premtojnë dhe ovacionet zënë qiellin, pa le votat …
Po tani, ju, do të jepni,sonte, një duartrokitjetë fortë e dhe me zemër vetëm për institucionin tonë të nderuar?
Të dashur studentë, nëpërmjet meje, Bordi i institucionit, Senati i Universitetit, Rektorati i tij, Administratori dhe gjithë profesorati ju urojnë suksese pafund!
5.12.2018