Në ambientet e Kampusit Nr.1 të “Universiteti Barleti”, zhvilloi punimet Konferenca e Tretë Biennale mbi Demokracinë Pjesmarrëse e titulluar: DEMOKRACI PJESMARRëSE PëR ZHVILLIM Të QëNDRUESHëM!
Eventi studimor i organizuar nga Departamenti i Shkencave Politike, bashkoi nën një titull kryefjalët e modelit të politikës dhe qeverisjes, të cilat sipas prezantuesve, po udhëheqin zhvillimin e shoqërisë në Shekullin e 21-të.
Nëpërmjet prezantimeve kumtuesit përcollën idenë së alternativat e modelit të Demokracisë Liberale nën ideologjitë e spektrit të majtë, të qendrës apo të djathtë, të aplikuara nën modelet e përfaqësimit politik dhe qeverisës, kanë dështuar të ofrojnë zgjidhje për sfidat aktuale dhe perspektive në raport me shoqërinë dhe mjedisin natyror. Për këtë qëllim, bota akademike duhet të ofrojë zgjidhje teorike e të aplikuara për të përballuar sfidat aktuale e perspektive në ndihmesë të shoqërisë dhe natyrës.
Veprimtaria e studimore e rradhës u zhvillua në bashkëpunim me institucione dhe personalitete të spikatura ndërkombëtare e të vendit, me studiues të rinj dhe në rritje.
Prof. James Fishkin, Drejtor i Qendrës për Demokraci Deliberative, Stanford University, USA dhe Prof. Francesco Marangon nga Universiteti i Udine, Itali, përcollën mesazhet për konferencën dhe perspektiva bashkëpunimi institucional me “Universiteti Barleti”.
Të ndarë në dy sesione dhe tre panele në veprimtarinë e sotme prezantuan ide e gjetje dhe diskutuan rreth 30 studiues të ardhur nga institucione të ndryshme të edukimt, studimit dhe të adminsitratës, nga vendi dhe rajoni. Një numër i konsiderueshëm i pedagogëve studiues nga UB, prezantuan punimet e tyre në këtë konferencë shkencore. Konferencën e përshëndeti Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i universitetit “Barleti”.