Më 6 Tetor, 2018 u zhvillua konkursi i parë i Creative Business Cup Albania.
Creative Business Cup Albania është nisma që “Universiteti Barleti” solli në Shqipëri gjatë vitit 2018 dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Creative Business Cup.
Creative Business Cup Albania, është më shumë sesa thjesht një konkurs mes sipërmarrësish të rinj; ai do të shërbejë si një mekanizëm për gjenerimin e ideve të reja për të kapërcyer sfidat e shumta që hasin industritë tradicionale, dhe kjo falë inovacionit që përftohet nga ndërlidhjet e sektorëve të ndryshëm, duke krijuar në këtë mënyrë një shoqëri më dinamike dhe më konkurruese.
Konkursi i parë i CBC në Shqipëri u shoqërua me një seri aktivitetesh për të rinjtë sipërmarrës: wokshop-e, takime individuale, mentorime, rrjetëzim, konkurim, konkurse dhe festa. Për ti treguar të rinjve se jeta e sipërmarrësve të suksesshëm nuk ndodh vetëm në zyrë!
Mine.al ishte grupi fitues i CBC Albania, ndër 11 grupe që konkuruan këtë fundjavë, dhe ata do të marrin pjesë në konkursin e madh ndërkombëtar më 27 Nëntor në Copenhagen, Danimarkë. Grupi fitues, do të ketë mundësi të prezantojë produktin e tyre përballë një jurie, audience dhe investitorësh ndërkombëtarë.
“Universiteti Barleti” është krenar që edhe studentë tanë konkurruan në CBC Albania 2018 dhe u vlerësuan me vendin e tretë.
Duke besuar në fuqinë e ekosistemit të startupe-eve në Shqipëri, bashkëpunimit me sipërmarrje të mirëvendosura, partnerë dhe të rinj entuziast, “Universiteti Barleti” do të sjellë gjatë 2019 edhe nisma të tjera!