universiteti “Barleti” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Mbështetur në këtë marrëveshje studentët dhe pedagogët e universitetit “Barleti” do të kenë më tepër akses dhe lehtësira për studime, kërkime dhe veprimtari të përbahkëta në Arkivën e Shtetit.
Bashkëpunimi do të shtrihet në botime dhe mbajtjen e konferencave shkencore të përbashkëta, zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve Barletas pranë Arkkivës Shtetërore, përfshirjen e tyre në digjitalizimin e inventarëve të Arkivit Qendror Shtetëror, zhvillimin e kurrikulës nëpërmjet platformave interaktive etj.
Prof. Dr. Marenglen Spiro nënëshkroi marrëveshjen e bashkepunimit për Universitetin Barleti, ndërsa për Drejtorinë e Përgjithëshme të Arkivave marrëveshjen e nënëshkroi Dr. Ardit Bido.
Prof. Dr. Mareglen Spiro, Rektor duke vlerësuar marrëveshjen e bashkëpunimit theksoi se Arkivi i Shtetit është një institucion qendror shumë i rëndësishëm me një pasuri mjaft të vlefshme për formimin universitar mbi kërkimin shkencor. Ky bashkëpunim do të jetë me shumë interes për studentët gjatë përgatitjes së tyre si specialist në shumë fusha”tha z.Spiro.
Ndërsa Dr. Ardit Bido, theksoi se velrëson shumë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione universitare të dallueshme në tregun e edukimit universitar, sikundër është universiteti “Barleti”. Ai shtoi se bashkepunimi me universitetet e prestigjioze është pjesë e strategjisë ambicioze për të aplikuar inovacionet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave.