Në datën 12 maj, në Teatrin e Kukullave në Pogradec, studentja e shkencave politike në "Universiteti Barleti" Ohrida Jacelli vuri në skenë një minidramë me titullin “Rikthimi i Tomkës”. Akorët e rinj ishin gjimnazistë të qytetit të Pogradecit, të cilët edhe me praninë e Klubit “Yess” të UB, arritën të emocionojnë publikun pjesmarrës.
Ky projekt, i pari i këtij lloji në vendin tonë, jo vetëm që tregoi se bashkpunimet mes Universitetit dhe shkollave të mesme në rrethe mund dhe duhet të jetë efektiv por dëshmoi edhe për nevojën që kanë të rinjtë për tu përfshirë në projekte të tilla. Të pranishmit vlerësuan punën e mrekullueshme të studentëve dhe gjimazistëve, por mbi të gjitha vlerësuan mesazhet pozitive e ringjalljen e vlerave të vërteta te të rinjtë e ditëve të sotme.
Studentja Ohrida Jacelli ishte skenariste dhe regjisore e këtij projekti.