Në Ditën e Evropës, Departamenti i Politikës në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve dhe Zyrën e Rekrutimeve në UB, organizuan leksionin e hapur “The Politics of Onomastics :Gonxhe Anjezë Bojaxhiu, Mother Teresa, and Saint Teresa of Calcutta” të mbajtur nga Dr. Gëzim Alpion, Universiteti i Birmingham, UK.
Nëpërmjet vlerave të mëdha të paqes, solidaritetit dhe dashurisë njerëzore të cilat shqiptarja e shenjtë përcjell në dimensione mbarënjerëzore, cdo shqiptar ka në duar një pasaportë për të shkuar në Bashkimin Evropian, theksoi ne fjalën e hyrjes së veprimtarisë Prof. Asoc.Dr. Reis Mulita, Përgjegjës i Departamentit të Politikës, në UB.
Tejet mbresëlënës për studentët dhe nxënësit ishin mesazhet e SH.T Imzot George Frendo Arqipeshkv i Metropolitanës Tiranë Durrës, i pranishëm në veprimtari. SH.T Imzot George Frendo vuri në dukje vlerat e shqiptares Nënë Tereza, dhe porositi studentët të bëhen bartës i vlerave të Saj të mëdha. Ai i informoi studentët se ditët e fundit ishte bërë edhe qytetar shqiptar, dhe i luti të rinjtë të duan Atdheun dhe ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipërinë tonë të bukur.
Dr. Gëzim Alpion sociolog dhe studjues autoritar nga Univesiteti i Birmingham, gjatë leksionit prezantoi pjesë nga hulumtimet e Tij mbi Nënë Terezën. Dr. Alpion ofroi të dhëna të reja mbi mjedisin dhe profilin social, ekonomik dhe politik ku “Gonxhe Anjezë Bojaxhiu, Mother Teresa, and Saint Teresa of Calcutta”, lindi dhe u rrit duke përforcuar dijet tona mbi identitetin e saj sa shqiptar dhe vlerat e saj globale.
Pjesë e integruar e veprimtarisë, ishin edhe prezantime të krijimeve dhe interpretimeve mbi vlerat dhe figurën e Nënë Terezës, të nxënësve nga shkolla e mesme “Rogacionistët” e qytetit të Lezhës , të ardhur enkas për këtë veprimtari.