Lënda e Skive për Barletasit, ashtu si edhe në vitin e kaluar u zhvillua në peisazhet piktoreske të Dardhës, më 23- 25 Shkurt.
Ajo që spikati këtë vit ishte jo vetëm numri i madh i studentëve që morrën pjesë por edhe vetë atmosfera entuziaste që i shoqëroi studentët përgjatë këtyre ditëve. Pista e skive ishte pjesë e rëndësishme e procesit mësimor, por edhe e kënaqësisë të përfituar nga vetë protagonizmi i studentëve. U arritën qëllimet për të cilat u angazhuam dhe vendosëm objektiva më ambicioze për të ardhmen, për ta merituar plotësisht: " Barletasit, gjithmonë kampionë".