Një bashkëpunim i shkëlqyer i betahaus | Berlin, GIZ dhe qeverisë Shqiptare, do të sjellë shumë shpejt në Tiranë një ndërtesë ku do të ofrohen aktivitetet dhe tendencat më bashkëkohore, si: hapësira të përbashkëta pune (co-working space), inkubatorë biznesi, konkurse mes start up-esh, workshop-e dhe trajnime, si edhe shumë aktivitete të tjera për banorët dhe të rinjtë e Tiranës.
Instituti Adriapol ka qenë një promotor i aktiviteteve të betahaus prej dy vitesh tashmë në Tiranë, duke krijuar ura lidhëse mes start up-eve vendase dhe tregut gjerman.