Në kuadër të iniciativës Auditori i Hapur, më 5 Dhjetor 2017 u mbajt takimi i radhës me temë “Siguria Publike dhe Reforma në Drejtësi”.
Hapja e diskutimit u bë nga Z. Julian Hodaj, zv. Ministër, Ministria e Brendshme, i cili fillimisht solli në vëmendje të të pranishmëve pikat kyçe të reformës në drejtësi që synojnë të krijojnë një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe efikas.
Më pas z. Hodaj shpjegoi hapat e ndërmarra për përmirësimin e kuadrit të sigurisë publike duke u fokusuar specifikisht te reformimi i Policisë së Shtetit dhe nënvizoi lidhjen e ngushtë midis reformës së policisë dhe implementimit efikas të reformës së sistemit të drejtësisë.
Më pas pyetjet dhe diskutimet u moderuan nga Dr. Ilir Panda, përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë pranë “Universiteti Barleti”. Gjatë diskutimeve të pedagogëve dhe studentëve, u nënvizuan arritjet dhe problematikat e deri tanishme si dhe nevoja për ndërhyrje të mëtejshme më qëllim implementimin efikas të reformës në drejtësi dhe fuqizimin e rolit të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve.
Auditori i Hapur ju mirëpret të martën tjetër në po të njëjtën orë dhe sallë për të diskutuar rreth temës së radhës!