Katedra UNESCO pranë “Universiteti Barleti” dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, kanë kënaqësinë të ju ftojnë edhe këtë vit në shfaqjen e një filmi për të drejtat e njeriut. Ky event organizohet në kuadër të Movies that Matter Film Festival 2017 me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut
Ditën e enjte, 7 dhjetor 2017 në orën 17.00, Kampusi 2, Selitë, do të shfaqet filmi The Borneo Case:
Aktivisti i çështjeve mjedisore Bruno Manser shkoi në Malajzi në vitin 1984 për të protestuar, bashkë me popullsinë lokale, kundër shpyllëzimit të xhunglës së Sarawak, Borneo. Në vitin 2000 një ekip kameramanësh suedezë e ndoqi gjatë një ekspedite dhe dokumentuan pamjet e fundit të aktivistit, i cili do të zhdukej në maj të atij viti.
Trailer:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=203&v=4wHOIZ0sS_g
Ju lutem shikoni posterin për informacione të mëtejshme lidhur me shfaqjen e filmave te ndryshëm.
Jeni të mirëpritur!