Diten e premte datë 24 nentor, në mjediste e kampusit 1 u zhvillua takimi i rradhës së Forumit Akademik: Për një altrnativë tjetër”. Këtë rradhë në qëndër të debatiti ishin dy qasjet e mendimit ekonomikopolitik :Kenynesianizmi përballë neoliberalizmit.
Prof.As, Dr. Zamira Cavo e cila hapi debatin, iu referua një trajtimi historik mbi tronditjet e mëdha teorike qysh nga lindja e kapitalizmit. Ajo u ndal në kushtet historikopolitike të lindjes së teorive liberale, më tej analizoi teoritë e Marksit për tu ndalur në nevojën e mendimit Keynesian si gjetje e mendimit teorik për të “shpëtuar kapitalizmin nga plagët e veta”. Më tej ajo vuri theksin nëteoritë e shkollës së Cikagos duke u ndalur vecanërisht në teoritë e Fridmanit.
PhD. Ledian Droboniku, u ndal gjerësisht në prezantimin e teorisë së Keynesit.Ai u ndal ne kontributin e teorisë se Kenynesit sidomos si një rrugë e mesme mes komunizmit dhe kapitalizmit . Ne vecanti ai u ndal gjatë në qartësimin e teorisë së Keynesit mbi shtetin social, mbi rregullimin e raporteve ekonomike ndërshtetërore . Një vend të vecantë zuri dhe trajtimi që Dr Droboniku i bëri Teorisë sëPërgjithshme të Punësimit, Interesit dhe Monedhës.
Drt. Eugen Musta foli gjerësisht për teoritë e Fridmanit, për kontributin e tij në shkallë botorore duke u ndalur në disa anë të errta të teirsë neoliberale dhe dëmit që ajo ka sjellë sot në botë. Ai e trajtoi teorinë e Fridmanit në tre qasje :
Friedmani ekonomist
Friedmani aktivist i politikave monetariste
Friedmani ideolog, propaganduesi më i madh i doktrinës së tregjeve të lira.
Ky debat do vazhdojë gjatë muajit dhjetor me pyetje dhe përgjigje rreth paraqitjes se ketyre tezave.
Video Pjesa 2