Ditën e premte, dt. 27 tetor 2017, në orën 14:30, EducationUSA Albania organizoi takimin e rradhës së Competitive College Club, në ambjetet e “Universiteti Barleti”. Tematika e takimit ishte: Arsimi i lartë në ShBA.
Të ftuar për të folur për temën ishin: Znj. Stephanie Smith, këshilluese e Tirana International School dhe Z. Alex Patterson, përfaqësues i kolegjit Snoë, në Utah.
Për tu theksuar Znj. Smith foli mbi kolegjet e arteve liberale dhe studimin në një shumëllojshmëri disiplinash si p.sh., shkenca, arte, biznes, histori, etj. Ndërkohë, Z. Patterson prezantoi kolegje dy vjeçare, programin 2+2, si edhe kolegje e universitete katër vjeçare, si dhe dallimin midis tyre.
Takimi i mbyll me një seancë pyetje përgjigje me anëtarët e klubit mbi këtë temë.