Data 16.10.2017 shënoi fillimin e vitit akademik 2017 - 2018 në “Universiteti Barleti”.
Studentët e rinj si edhe studentët që kthehen për të vazhduar studimet në auditorët e Universitetit u mirëpriten nga stafi akademik dhe Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro, i cili mbajti me këtë rast fjalën e mirëseardhjes.
Pas fjalës së Rektorit, ishin Drejtuesit e Fakulteteve, Prof. As. Dr. Zamira Çavo dhe Prof. As. Dr. Semiha Loca si edhe drejtuesit Departamenteve, Prof. Dr. Nevruz Koçi, Prof. As. Dr. Reis Mulita, Dr. Ilir Panda dhe Dr. Gazmend Zeneli, të cilët gjatë fjalimeve të tyre krahas urimit të mirëseardhjes së studentëve të rinj, theksuan rëndësinë e studimeve Universitare si një teknikë të padiskutueshme për të krijuar profesionalizimin në tregun e punës.
Dita vijoi me një sërë aktivitetesh të organizuara për të njohur Barletasit e rinj me programet studimore, stafin akademik, auditorët dhe ambientet sportive, me rregulloren e Universitetit, si edhe me Institutet e atashuara në UB dhe projektet e shumta që kërkojnë angazhimin studentor.