Arritje e shkëlqyer dhe e merituar e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”

Më datë 12.05.2017, SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" mori vendimin e Bordit të Akreditimit për “Përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, në kuadrin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar (QAA). 

Në bazë këtij vendimi SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" ka marë Vlerësimin Përfundimtar Pozitiv dhe Akreditimin Institucional me kohëzgjatjen prej gjashtë vitesh akademike, që është njëkohësisht edhe kohëzgjatja më e madhe e mundshme në bazë të arsimit të lartë.

Urojmë suksese institucionit tonë për këtë arritje të merituar!