Ditën e enjte dt 13 prill Klubi i Debatit organizoi tryezën e rrumbullakët me temë "Arsimi, shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë". Studentë të viteve të para dhe të dyta të degëve drejtësi, financë kontabilitet, shkenca politike dhe psikologji disktuan rreth sistemit arsimor parauniversitar dhe universitar shqiptar duke e krahasuar edhe me vendet e tjera evropiane. Në këtë tryezë diskutuan edhe pedagogët e "Universiteti Barleti" të cilët arritën të përfitonin shumë nga mendimet e sinqerta dhe sugjerimet e studentëve sidomos për sa i përket implementimit të teknologjive të reja në mësimdhënie.
Debati u fokusua në këto piketa kryesore:
1. A i përgatit arsimi parauniversitar shqiptar studentët për jetën studentore?
2. A është korrekte dhe e drejtë që një fëmijë të vlerësohet me notë nga klasa e parë deri në atë të 9? Apo duhet ndjekur modeli finlandez apo ai japonez ku fëmijët inkurajohen të mësojnë me metodologji të tjera dhe jo patjetër me vlerësim me notë?
3. A ishte e duhur që reforma në arsimin e lartë të implementohej direkt që në vitin 2016 apo i duhej dhënë kohë cdo gjimnazisti për t`u njohur me të?
4. Ku do dëshironit të studjonit në një universitet publik apo privat? Cilat janë anët pozitive dhe negative.
Kjo tryezë e rrumbullakët është vetëm një nga organizimet e Klubit të Debatit i cili do të pasohet edhe nga shume aktivitete të tjera në vijim. Debato dhe ti që të mund të mendosh më qartë! Bashkohu me klubin e Debatit!