Nën traditën e leksioneve të hapura ishte i ftuar në “Universiteti Barleti”, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Dr. Christoph Graf.
Pas pritjes zyrtare nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe drejtues të tjerë të institucionit, Dr. Christoph Graf, mbajti për studentët dhe pedagogët e “Universiteti Barleti” leksionin e hapur me temë “Direct Democracy in Practice - a Swiss Perspective”. Dr. Graf foli mbi dobinë e referendumeve në demokraci, duke sjellë shembullin e vendit të tij, ku njerëzit janë të lirë të propozojnë referendum për çdo çështje që atyre u intereson, dhe beson se demokracia e drejtpërdrejtë, mund të jetë një perspektivë e mirë edhe për Shqipërinë.
Po kur vjen çështja tek eksperienca shqiptare nuk ka shumë shembuj që të tregojnë forcën e njerëzve në vendimarrje.
“Më shumë mundësi ju e dini më mirë se unë pasi keni patur disa histori me referendumet. Kam mësuar se në 1998 ju kishit referendumin e parë, pas hapjes së vendit dhe ky referendum ishte mbi ndryshimet në Kushtetutë. Ky referendum mesa duket ishtë një votë e popullit, por ishte kërkuar nga parlamenti dhe nuk ishin qytetarët ata që kërkuan votimin, ndaj elita politike dontë të sigurohej që ata nuk kishin pse të merrnin përgjegjësinë dhe ky është një lloj i veçantë i referendumit, jo ai me të cilin jemi mësuar në Zvicër. Në 2012 ishte një rast ndryshe, më duket se ishin 64.000 firma të mbledhura sepse shumë qytetarë nuk ranë dakort për ligjin e importit të plehrave, i cili është ende në debat e sipër.
Mendoj se pati efektin e vet. Së fundmi kam marrë pjesë në një konferencë, ku u bë një analizë mbi këtë ligj dhe mendoj është një rishikim sepse në pikëpamjen time është tepër i komplikuar. Ju duhet të keni 50.000 firma dhe Zvicrës i duhen 60.000 firma për një referendum, por ne kemi një elektorat tre herë më të lartë dhe për këtë mendoj se barriera është mjaft e lartë këtu.
Mendoj se ju duhet një periudhë e gjatë e të gjithë votave pro dhe ndonjëherë nuk jam i sigurt nëse ky ligj është ai që doni të dëgjoni në zërin e njërëzve, apo nuk është një lloj përkrahje e elitave politike për të sunduar vendin. Mendoj se mund të lançohet një debat interesant tani që ky ligj mund të thjeshtëzohet dhe të jetë më praktik tani që njerëzit në Shqipëri e kanë caktuar.
Mbase një lloj frymëzimi nga vendi ynë mund të kontribuojë në pasurimin e debatit mbi një ligj më praktik mbi refendumet në Shqipëri”- tha ndër të tjera ambasadori Graf.
Ai vlerësoi modelin zvicerian të referendumeve, si një mënyrë për të fuqizuar mendimin e njerëzve në çështje të ndjeshme për ta. Pjesëmarrësit mësuan mbi institucionet dhe demokracinë zvicerane dhe ndoqën me vëmendje fjalën e Shkëlqesisë së Tij. Leksioni u përmbyll me një diskutim të hapur gjatë të cilit u ngritën pyetje lidhur me demokracinë, institucionet dhe elementët përbërës kryesorë të demokracisë së drejtpërdrejtë.