Sot me datë 18.04.2017 në ambientet e "Universiteti Barleti", departamienti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike në bashkepunim me Oficina Albania, zhvilloi aktivitetin me temë "INOVACIONI Në SHQIPëRI".
Në të morën pjesë studentë dhe pedagogë të degës së Informatikës së Aplikuar, ku interesi dhe pjesëmarrja ishte e lartë pasi konsistonte konkretisht ne zhvillimin e ideve, aplikacioneve dhe teknologjive të reja në fushën e ICT-së nga ana e vetë studentëve.
Bashkëpunimi i ngushtë që kemi me Oficinen , e cila është inkubatori i Startup-eve në Shqipëri i jep mundësi studentëve dhe të rinjeve që kanë ide dhe nisma të reja, të trajnohen profesionalisht për të zhvilluar plan/projektet e tyre në stardarte konkuruese për tregun.