Në kuadër të projektit Erasmus + “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri” (QAinAL), financuar nga Komisioni Evropian, në datat 27-30 Shtator, 2016 përfaqësues të Universitetit Barleti morën pjesë në vizitën studimore të radhës në Universitetin Paris Lodron në Salzburg Austri. Vizita kishte si qëllim njohjen me praktikat dhe sistemet e përdorura nga ky universitet për të menaxhuar cilësinë akademike. Pjesëmarrësit u njohën me praktikat më të mira të zyrës së cilësisë në Universitetin e Salzburg, me sistemin e menaxhimit të të dhënave për sekretarinë mësimore, për studentët dhe stafin akademik, me sistemin e të dhënave për kërkimin shkencor, me zyren e alumnit dhe karrieres, bibliotekën e Universitetit etj. Në takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Universitetet partnere. Universiteti Barleti u përfaqësua nga koordinatorja e projektit znj Eurona Leka dhe përgjegjësja për zyrën e Cilësisë Akademike për studimet master Znj Migena Kapllanaj. Takimet konkluduan me prezantime nga Universitetet përfituese mbi kapacitetet aktuale dhe përmirësimet e nevojshme në kuadrin e projektit.